Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë studentët kosovarë që vijojnë studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira të botës, sipas listës “Shanghai” për vitin akademik 2025/2026, se është hapur thirrja për përfitimin e mbështetjes financiare në vlerë vjetore prej 8,500 euro.
Thirrja është e hapur nga sot, 29 shtator 2025, deri më 12 tetor 2025, ora 16:00. Aplikimi duhet të dorëzohet në një zarf të mbyllur, ku të shkruhet: “Aplikimi për mbështetje financiare për doktoratë”, në adresën: rr. “Agim Ramadani”, MAShTI – Zyra e Arkivit, nr. 4.
Vendimi për përfituesit do të publikohet në webfaqen zyrtare të MAShTI-t.
Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim mund t’i gjeni në këtë link: Thirrja për mbështetje financiare për doktoratë./Katror.info