Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë publike rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të mbajtur më 27 qershor 2025.
MAShTI ka bërë të ditur se arritshmëria e përgjithshme në Testin e Arritshmërisë për këtë vit është 48.8%.
“Pas gjenerimit të të dhënave, MASHTI njofton se, arritshmëria sipas lëndëve në test këtë vit është si në vijim: Gjuhë shqipe 59.8%, Gjuhë angleze 39.3%, Histori 61.1%, Gjeografi 52.9%, Matematikë 38.9.1%, Informatikë 54.7%, Fizikë 40.6%, Kimi 37.4%, Biologji 42.6, ndërsa Arritshmëria e përgjithshme në test është 48.8”, thuhet në njoftim.
Këtë vit, rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta iu nënshtruan Testit të Arritshmërisë. Testi ka karakter orientues dhe rezultatet e tij përdoren për regjistrimin në klasën e dhjetë, dhe nuk ka prag të caktuar kalueshmërie.
MAShTI gjithashtu njoftoi se afati për paraqitjen e ankesave është tri ditë, nga data 8 deri më 10 korrik./Katror.info
Përgatiti:
