‘Festivali i ngjyrave’ synon të shënojë diversitetin duke “bashkuar njerëzit nga të gjitha sferat e jetës” dhe duke përhapur dashuri përmes “gjuhëve universale të muzikës dhe ngjyrave”
Qindra njerëz kanë ndjekur ‘festivalin e ngjyrave’ në kryeqytetin Nairobi në Kenia, duke shijuar një ditë me muzikë, valle dhe ngjyra.
Kjo ngjarje pranohet si festivali më i madh i ngjyrave në Afrikën Lindore dhe Afrikën Qendrore.

‘Festivali i ngjyrave’ synon të shënojë diversitetin duke “bashkuar njerëzit nga të gjitha sferat e jetës” dhe duke përhapur dashuri përmes “gjuhëve universale të muzikës dhe ngjyrave”.
Ky festival është frymëzuar nga festivali tradicional hindu (Holi), i cili shënon ardhjen e pranverës. Në këtë ditë, njerëzit i hedhin njëri-tjetrit bojë pluhur, e njohur si ‘gulal’ (hindi). /Katror.info