Demokracia për zhvillim sot mban konferencë për medie që synon të përforcojë edukimin medial, të rrisë standardet gazetarisë dhe të trajtojë çështjen e dezinformimit gjinor në Kosovë.
D4D ka bërë një analizë të thelluar të mediave të licencuara në Kosovë për të vlerësuar se sa efektivisht ato përmbushin kriteret evropiane për verifikimin e fakteve dhe lajmeve.
“Rezultatet e kësaj analize do të përmblidhen në një raport gjithëpërfshirës që do të shërbejë si bazë për veprimet e ardhshme drejt përmirësimit të standardeve të raportimit, i cili do të lansohet gjatë eventit MEDIA TALK DAY”, thuhet në njoftim.
Në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Media (KPM), do të organizohet një punëtori ku do të prezantohen të gjeturat si dhe një pasqyrë e standardeve evropiane të ‘fact-checking’./RTK/Katror.info