Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, ka dal fitues në gjyqin ndaj ish ekipit të tij, Paris Saint Germain.
Si rezultat, Gjykata e Parisit ka urdhëruar kryeqytetasit që ta paguajnë sulmuesin rreth 61 milionë euro, njofton mediumi francez RMC Sport.
Padia e Mbappe përfshin kryesisht çështje kontraktuale dhe financiare që lidhen me periudhën e fundit të sulmuesit francez te Paris Saint-Germain: pagesa të pakryera, paga mujore, bonuse besnikërie, shpërblime të tjera të parashikuara në kontratë etj./AP/Katror.info










