Platforma digjitale K-GenU ka hapur 216 pozita të reja për punë praktike, duke i ofruar të rinjve në Kosovë një mundësi konkrete për të ndërtuar përvojën e tyre profesionale, shkruan Katror.info.
E krijuar me synimin për të fuqizuar të rinjtë në tregun e punës, K-GenU ofron mbi 200 mundësi angazhimi nga organizata dhe biznese të ndryshme, të cilat janë të gatshme të investojnë në talentin dhe zhvillimin profesional të gjeneratës së re.
Përdoruesit mund të shkarkojnë aplikacionin K-GenU për të eksploruar këto mundësi në baza ditore, ndërsa platforma aktualisht numëron mbi 1,000 organizata të regjistruara dhe një komunitet prej më shumë se 13,000 praktikantësh të regjistruar.
Kjo nismë synon të krijojë një urë të qëndrueshme ndërmjet të rinjve dhe sektorit profesional në vend, duke i ndihmuar ata të fitojnë aftësi praktike dhe të ndërtojnë rrjetin e tyre profesional që në hapat e parë të karrierës./Katror.info