Mary J. Blige mbushi 52 vjeç dhe “Mbretëresha” e R&B festoi ditëlindjen me një festë madhështore, në Nju Jork.
Për këtë rast ajo kishte veshur një minifund të zbukuruar me gurë të çmuar.

Ditëlindja e këngëtares ishte në 11 janar, por festën, ku ishin të pranishëm Usher, Queen Latifah, Fat Joe, Remy Ma, Papoose dhe Joey Bada$$, e organizoi të shtunën.

Mary J. Blige ka fituar 9 çmime Grammy në karrierë./Katror.info