Opera e Kosovës ka njoftuar se ngjarje unike muzikore vjen në skenën vendore.
“María de Buenos Aires” e Astor Piazzolla-s, kryevepra që ndërthur tangon, poezinë dhe teatrin, do të interpretohet nga Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës, në bashkëpunim me PrIVocalFest”, thuhet në njoftim.
Në rolet e solistëve do të prezantohen: Flaka Goranci- Maria, Rizah Jahaj- El Payador, Alban Goranci- El Duende.
Sipas njoftimit, ky produksion sjell pasionin, dramën dhe magjinë e tangos argjentinase, duke e shndërruar mbrëmjen në një përvojë artistike që nuk duhet humbur.
Linku për bileta/Katror.info