Aktori i njohur Zach Efron ka rrëmbyer sërish vëmendjen e rrjetit.
Ai është transformuar plotësisht për filmin e ri “The Iron Claw” ku do të luajë rolin e mundësit Kevin Von Erich.
Me një model të ri flokësh, muskuj të fryrë dhe me disa kile plus, ylli i kinematografisë ka shtuar masë muskulore vetëm e vetëm që t’i përngjajë sa më shumë personazhit në rolin e ri.
Zach u fotografua teksa shkonte në xhirime bashkë me aktoren britanike Lily James, për të cilën është ende i paqartë roli që të luajë.
Protagonisti Kevin Von Erich, emri i vërtetë i të cilit është Jack Adkisson, ngriti një dinasti në sportin e mundjes në vitet 1960.
I njohur tashmë edhe me skenarin e filmit, Kevin sipas Daily Mail, i ka dhënë dritën jeshile aktorit me famë botërore./Katror.info
