katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    “Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup
    24 minutes ago
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    35 minutes ago
    India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina
    38 minutes ago
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit
    35 minutes ago
    Hapet thirrja për grante për bizneset e turizmit
    2 hours ago
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    3 hours ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    23 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Media spanjolle “Bezzia”: 8 vendet më të rëndësishme në Shqipëri për të mos i humbur
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraUdhë

Media spanjolle “Bezzia”: 8 vendet më të rëndësishme në Shqipëri për të mos i humbur

Last updated: 08/09/2023 11:46 AM
267 Shikime
Shpërndaje
Foto: Visit Gjirokastra
Foto: Visit Gjirokastra
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Media spanjolle “Bezzia”: 8 vendet më të rëndësishme në Shqipëri për të mos i humbur

Rreth një muaj më parë, revista spanjolle Bezzia rekomandoi plazhet e Shqipërisë, si ndër destinacionet më të mira për pushimet tuaja verore.

Tani ka udhëtuar sërish drejt Shqipërisë, por e fokusuar tek një lloj tjetër turizmi.

Shqipëria është një vend me një gamë të gjerë opsionesh!, sipas një artikulli të gazetares Maria Vazquez të botuar në të përditshmen spanjolle “Bezzia”.

Mundesh me e lexu edhe...

Cili është sekreti natyral për lëkurë të re dhe nyje të shëndetshme?

“A ju pëlqejnë malet? Qytetet piktoreske? Ju tërheqin parqet arkeologjike? Shtatori është një muaj i mirë për të udhëtuar në Shqipëri dhe për të shijuar temperaturat që janë ende të ngrohta, por jo shumë të nxehta, pavarësisht nga planet tuaja.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ne ju sugjerojmë tetë vendet më të rëndësishme në Shqipëri për të mos humbur por… shijuar!

I njohur si qyteti i një mijë dritareve, Berati ka shumë histori. I vendosur buzë lumit Osum, ai përbëhet nga kaskada shtëpish osmane me mure të bardha dhe një kështjellë e madhe, e banuar ende, me një kishë në krye. E shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, qendra e saj historike tërheq shumë vizitorë, të cilët nuk ngurrojnë të humbasin në rrugët e ndërlikuara të tre lagjeve të saj,  lagjes së krishterë të Goricës, lagjes myslimane të Mangalemit dhe lagjes Kalaja.

Foto: ATSH
Foto: ATSH

Një shatërvan karstik është përgjegjës për gjenerimin e burimit të pazakontë blu, që tërheq vizitorët në këtë vend gjatë gjithë vitit, dhe e bën të vështirë shijimin e tij larg turmave. Të ngrihesh herët dhe të zgjedhësh datat pas kulmit të sezonit në vend, është e vetmja mënyrë për të shijuar këtë burim fantastik uji të akullt, të rrethuar nga pyje të dendura të lagështa, që ndodhen vetëm 25 km nga Saranda, pranë qytetit tradicional të gurtë të Musinës.

Aty pranë në jug të Shqipërisë, pothuajse në kufi me Greqinë, ndodhet Parku Kombëtar i Butrintit, një zonë natyrore spektakolare me zona arkeologjike. I shpallur një vend i trashëgimisë botërore, ai strehon dëshmi të grekëve, bizantinëve dhe venecianëve nëpër zonë. Dhe po aq i rëndësishëm sa këto mbetje arkeologjike, është habitati që e strehon 2500 hektarë laguna.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: Konica. AL
Foto: Konica. AL

E vendosur në një luginë të gjerë dhe e rrethuar nga fshatra piktoreskë, Gjirokastra ngrihet madhështore rrëzë maleve të Malit të Gjerë. Qyteti i vjetër, i shpallur një vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 2005, karakterizohet nga rrugët me kalldrëm dhe arkitektura tradicionale osmane, e cila  fsheh tempuj të shumtë dhe shtëpi-kështjella mahnitëse.

Foto: Bashkia Gjirokaster.
Foto: Bashkia Gjirokaster.

Korça është një nga qytetet më të rëndësishme të vendit. E rrethuar nga peizazhe të bukura që ndryshojnë me kalimin e stinëve, ajo është plot jetë sidomos nëse hyn në rrjetin e rrugëve, bareve dhe restoranteve të Pazarit të saj të vjetër. Në qytet nuk mungojnë muzetë dhe tempujt për t’u vizituar. Përveç kësaj, në qytet festohen festa të rëndësishme si Festa e Birrës, në gusht ose Karnavalet gjatë Pashkëve Ortodokse.

Liqeni i Ohrit shtrihet brenda kufijve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Është një mjedis i pashembullt që ndërthur ujërat e kristalta dhe malet e larta. Është një nga atraksionet më të mëdha turistike në vend, edhe nga vetë shqiptarët që shkojnë në Pogradeces dhe qytete të tjera, që ndodhen në bregun e tij, për të kërkuar strehim gjatë verës. Pra, pavarësisht nga qetësia e dukshme e vendit, qytetet e tij kanë një jetë të gjallë, edhe gjatë natës!

Foto: Discover Macedonia
Foto: Discover Macedonia

Bjeshkët e Nemuna ofrojnë një nga peizazhet më mbresëlënëse në Shqipëri. Thethi, një fshat i fshehur mes Alpeve Shqiptare, shërben si një pikënisje për të vizituar këtë vend ku nuk mungojnë rrugët dhe aktivitetet.

Foto: albania 360
Foto: albania 360

Qyteti kulturor i Shqipërisë dhe qyteti më europian i vendit, ku ndërthuret moderniteti dhe historia. E vendosur në veri të Shqipërisë, në kufi me Malin e Zi në veri, Shkodra është vendlindja e artistëve, muzikantëve, piktorëve, fotografëve, poetëve dhe shkrimtarëve.  Liqeni i Shkodrës është gjithashtu një vend ku mund të bëni një xhiro me biçikletë, të peshkoni apo të provoni disa nga kuzhinat më të mira shqiptare. /Katror.info

Foto: AKT
Foto: AKT

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Bezzialajme të miraqytetet historiketop4tophome2turizmi malorUdhëvendet me te rendesishme ne shqiperi

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Swiss Info 700 tifozë zviceranë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Zvicër
Artikulli i ardhshëm Foto: Variety Kënga e krijuar nga AI që imiton Drake dhe The Weeknd do të konkurrojë në ”Grammy”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

“Goca e Kaçanikut” çoi artin e Operës së Kosovës në Shkup

LajmeLajme të mira

Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së sipas rregullave të reja të azilit

3 Shikime
Lajme

India po shënon një revolucion të energjisë së pastër më shpejt se Kina

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?