Aktorja Megan Fox dhe reperi Machine Gun Kelly së fundmi janë fotografuar duke bërë një shëtitje të rastësishme. Megjithatë, sytë e publikut tërhoqi transformimi drastik i pamjes së aktores.
Siç shihet edhe nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale, 37-vjeçarja Megan i ka zëvendësuar flokët e saj të zinj të gjatë me një model flokësh dhe për t’i bërë gjërat më interesante ka ndryshuar edhe ngjyrën e flokëve. Ajo tashmë është një bukuroshe e zjarrtë që nuk lë askënd indiferent.

Megan e përfundoi të gjithë edicionin e ditës me një mini fustan mëndafshi që theksonte çdo kthesë në trupin e saj dhe një gjerdan të trashë floriri./Katror.info