Mbretëresha Elizabeth II kishte shumë talente, si kalërimi dhe noti. Pas dyerve të mbyllura të pallatit, Mbretëresha e ndjerë ishte një notare e zjarrtë, pasi dashuria e saj për këtë sport filloi qysh në moshën 10-vjeçare.
Sipas “Swimming World Magazine”, monarkja më jetëgjatë në fron filloi me notin në shpinë dhe gjoks dhe nuk kaloi shumë kohë para se ajo të fitonte medaljet e saj të para.
Ajo u vlerësua si notarja më e mirë në kategorinë e vajzave deri në moshën 14-vjeçe.

Kur u ngjit në fronin britanik, ajo u bë mbrojtëse e Shoqatës së Notit Amator dhe theksoi gjatë viteve se noti nuk është thjesht një sport konkurrues, por një aktivitet që kontribuon në mirëqenien.
Pasionin e saj për notin i’a kaloi djalit të saj, Princit Charles, i cili e do veçanërisht detin dhe pishinën.