Lionel Messi ka shënuar njëri nga dy golat e Argjentinës dhe ka ndihmuar ‘Albiçelestët’ të kualifikohen në finale të Kupës së Amerikës.
Të martën pas mesnate, Argjentina mposhti Kanadanë në gjysmëfinale me rezultat të njëjtë si në grupe 2:0.
Julian Alvarez në minutën e 22-të dhe Lionel Messi në të 51-n i siguruan fitoren Argjentinës. Për Messin, ishte goli i parë në garën e sivjetmë.
Në finale, Argjentina e pret fituesin mes Kolombisë ose Uruguait.
Argjentinasit po kërkojnë trofeun e 16-të të Kupës së Amerikës.