Ka raportime në Belgjikë dhe në Itali se është arritur marrëveshja ndërmjet Club Brugget dhe Milanit për transferimin e Ardon Jasharit.
Sipas raportimeve, drejtuesit e të dyja skuadrave janë takuar sërish të hënën dhe kanë arritur marrëveshje.
Sipas raportimeve të fundit, oferta e Milanit, e udhëhequr nga drejtori sportiv Igli Tare, mbetet e njëjtë financiarisht: 33.5 milionë euro plus bonuse që e çojnë shifrën në gati 38 milionë euro, por ka ndryshuar në aspektin e planit të pagesës, duke e zgjatur periudhën e shlyerjes në katër vjet në vend të pesë.
Bisedimet mes Brugget dhe Milanit kanë zgjatur për disa javë. 23-vjeçari do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “kuqezinjtë”. /Katror.info