Mimoza Hamidi është një vajzë e lindur më 28 prill 1998. Prejardhja e Hamidit është nga Lugina e Preshevës. Ajo bashkë me prindërit ka emigruar për në Zvicër, për ta vazhduar jetën atje.
Hamidi qysh në fëmijëri ka qenë e apasionuar pas futbollit.
Sot, Hamidi ka arritur të bëhet futbolliste profesioniste, e cila luan si sulmuese për klubin zviceran FC Basel dhe është paraqitur për kombëtaren shqiptare të femrave.

Hamidi ka luajtur për kombëtaren e Shqipërisë, duke u paraqitur për ekipin gjatë ciklit kualifikues të FIFA-s për Kupën e Botës për Femra 2019.
Së fundmi Hamidi është shprehur se s’mund të ndahet kurrësesi nga futbolli.
“S’ndahem dot nga futbolli. Më kërkoi Zvicra, por unë doja Shqipërinë”, u shpreh futbollistja./Katror.info