Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka shpallur një thirrje për aplikim për 50 zyrtarë monitorues që do të angazhohen në terren për skemën e asistencës sociale.
Monitoruesit do të kryejnë vizita tek përfituesit e asistencës sociale, duke ndihmuar në zbatimin e reformës së synuar për krijimin e një sistemi më të drejtë dhe gjithëpërfshirës për familjet në nevojë.
Për më shumë informacione mbi kriteret e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, aplikuesit mund të vizitojnë linkun zyrtar të ministrisë MFPT.
/Katror.info