Pas 2 vitesh punë profesionale dhe bashkëpunimi me të gjitha strukturat në vend, sot Kuvendi i Kosovës miratoi reformën më të thellë sportive.
Ligji i ri për Sportin ndër të tjera parasheh:
- Riorganizim të sistemit institucional në sport
- Fuqizim dhe funksionim efikas të organizatave qendrore sportive
- Përcaktim i kushteve dhe kritereve për sportistin, trajnerin, agjentin sportiv dhe gjithë akterët e tjerë
- Financim të qëndrueshëm dhe transparent të të gjitha organizatat sportive
- Planifikim, investim, menaxhim dhe mirëmbajtje efektive të infrastrukturës sportive
Me këtë ligj vendoset standard i ri i zhvillimit të politikës sportive në vend./Katror.info