Me 62 vota për është miratuar Projektligji për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat e moshës nën 18 vjeç.
Projektligji për ndalimin e përdorimit të pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç në Kosovë synon të mbrojë shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve duke ulur ekspozimin ndaj efekteve negative që shkaktojnë këto pije. Ligji përfshin masat për edukimin dhe ndërgjegjësimin mbi rreziqet që lidhen me konsumimin e tyre.
Po ashtu, projektligji përfshin rekomandime për vendosjen e shenjave njoftuese “për të mos u përdorur nga të miturit”, zhvillimin e fushatave informuese dhe kufizimin e shitjes pranë shkollave./Katror.info