Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM), Nathalie Loiseau, e cila është edhe deputete e Parlamentit Evropian, pritet të prezantojë sot deklaratën preliminare të misionit lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, shkruan Katror.info.
Ky mision, i përbërë nga mbi 100 vëzhgues, ka qenë i pranishëm në terren në të gjithë Kosovën për të monitoruar procesin zgjedhor.
Vendimi për dërgimin e këtij misioni është marrë nga Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, me qëllim të vlerësimit të mbarëvajtjes së zgjedhjeve.
Sipas BE-së, prania e vëzhguesve synon të sigurojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës të shprehin lirshëm vullnetin e tyre në votime./Katror.info