katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    3 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    3 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    3 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    12 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    12 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    12 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    9 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    12 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Misteri i pazgjidhur i gjuhës më të vjetër të Evropës
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Kuriozitet

Misteri i pazgjidhur i gjuhës më të vjetër të Evropës

Last updated: 31/07/2023 11:30 AM
256 Shikime
Shpërndaje
Foto: Orge Castellano
Foto: Orge Castellano
  1. katror.info>
  2. Kuriozitet>
  3. Misteri i pazgjidhur i gjuhës më të vjetër të Evropës

Nëse nuk jeni lindur dhe rritur në Spanjë, ka shumë mundësi të keni mësuar për herë të parë për Vendin Bask përmes leximit të romanit të Ernest Hemingway të vitit 1926 “Dhe dielli lind përsëri”, i cili përshkruan jetën e një grupi njerëzit që i përkasin të ashtuquajturit “Brezi i Humbur”, të cilët udhëtojnë nëpër Evropën Perëndimore pas Luftës së Parë Botërore.

Hemingway-t i pëlqente shumë Vendi Bask sepse njerëzit atje ishin me karakter të fortë ndërsa historia e tyre ishte tragjike. Të ndodhur midis Spanjës Veriore dhe Francës Jugore, baskët kanë luftuar për liri që kur u aneksuan nga Spanja në shekullin XVI-të.

Gjatë Luftës Civile Spanjolle, Francisco Franco e çoi këtë konflikt në nivele të reja kur ndaloi gjuhën baske, pezulloi të drejtat e këtij komuniteti etnik dhe kur bombardoi qytetin bask  Guernica, duke nxitur Pablo Picasson të krijonte pikturën e tij të famshme.

Foto: Kultplus
Foto: Kultplus

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Këtu, politika është e ndërthurur ngushtësisht me gjuhën. Kjo gjuhë, e quajtur Euskara, nuk tingëllon aspak si spanjishtja (gracias = eskerrik asko), dhe as që i ngjan frëngjishtes. Në fakt, Euskara është në thelb aq shumë ndryshe nga fqinjët e saj, saqë gjuhëtarët dyshojnë nëse e ka origjinën edhe nga indo-evropianishtja, familja e gjuhëve që lindi islandishten, rusishten, hindu dhe pothuajse gjithçka midis.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Origjina e Euskara është një mister që ende nuk është zgjidhur. Shumë studiues janë marrë me këtë çështje gjatë viteve, secili duke dalë me shpjegime të ndryshme. Është sugjeruar se Euskara është një paraardhëse dhe një e mbijetuar e iberisë, një gjuhë jo-indo-evropiane e folur në Gadishullin Iberik përpara se të mbërrinin romakët.

Po ashtu, Euskara ka qenë gjithashtu e lidhur me një numër gjuhësh të folura në Kaukaz, si dhe me Berberët Saharanë, një grup etnik para-arab nga Afrika Veriore. Deri vonë, besohej se baskët vinin nga një popullsi relikte paleolitike e paprekur nga emigrimet parahistorike që formuan pjesën tjetër të Evropës, gjë që shpjegon edhe arsyen pse Euskara nuk ka ngjashmëri me gjuhët romane dhe gjermanike.

Por kjo hipotezë është hedhur poshtë nga kërkimet e fundit gjenetike, të cilat tregojnë se Vendi Bask nuk ishte i izoluar kulturalisht nga shoqëritë e tjera evropiane deri shumë më vonë, gjatë pushtimit romak dhe islamik të Gadishullit Iberik. Ndërsa fryma e pavarur e baskëve, kontribuoi padyshim në izolimin e tyre, faktori përcaktues duket se ka qenë vetë gjeografia e tij.

I mbrojtur nga malet e Gjirit të Biskajës dhe Pirenejtë, terreni i thyer i largoi të huajt po aq lehtë sa i pengoi vendasit të largohen nga andej. Dhe gjenetika vetëm sa e ka bërë më të çuditshme historinë e Euskaras. Por nëse baskët kanë në një farë mënyre lidhje me indo-evropianët, pse nuk është e tillë gjuha e tyre?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tani për tani, ne thjesht nuk e dimë këtë gjë. Veçantia e gjuhës Euskara, ka bërë që qeveritë qëndrore në Spanjës dhe Francë t’i shohin baskët si një kërcënim për hegjemoninë e tyre politike, një kërcënim që është përdorur për të justifikuar diskriminimin, margjinalizimin dhe persekutimin e tyre.

Gjatë Revolucionit Francez, gjuha u gjykua si nxitëse e katolicizmit, dhe për këtë arsye një armike e Iluminizmit. Në Spanjën e Francos, ajo u cilësua zyrtarisht si armike e Zotit. Shtypja e baskëve vazhdoi edhe pas Francos. Në vitin 2003, Egunkaria, e vetmja gazetë e botuar plotësisht në gjuhën Euskara, u mbyll nga qeveria spanjolle, pasi botuesit e saj u akuzuan për komplot me grupin e dhunshëm separatist bask ETA.

Gazetarët e saj u arrestuan, u burgosën dhe thuhet se u torturuan. Kjo ngjarje nxiti kritika të forta nga organizatat dhe aktivistët e të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International dhe shkrimtarin e njohur Salman Rushdie. Por akuzat për torturë nuk u hetuan kurrë. Në fund gazetarët u liruan nga akuzat ndërsa mbyllja u anulua.

Që nga ajo kohë qeveria spanjolle krijoi një identitet të veçantë të baskëve, dhe i ka dhënë rajonit një autonomi të rëndësishme ekonomike dhe politike, lëshime që pritet ende të ndodhin në anën franceze të kufirit. Shekujt e persekutimit, kanë shkaktuar ndikimin e tyre në kulturën Euskara dhe Baske në përgjithësi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Dikur gjuha Euskara flitej në një zonë që shtrihej nga Bilbao në Barcelonë. Gati e shfarosur nga Franco, kjo gjuhë u rikuperua disi pas vdekjes së tij në vitin 1975. Dikur ishte e ndaluar nga përdorimi publik, tani flitet në televizion, art dhe media. Në të gjithë Vendin Bask, tabelat e rrugëve janë të shkruara në Euskara, ndonjëherë krahas përkthimeve në spanjisht, ndonjëherë jo.

Më parë, Letërsia baskeishte e rrezikuar deri në atë pikë saqë sot një koleksionisti të vetëm – Edward Spencer Dodgson – i njihet merita për ruajtjen e kanunit letrar të një shoqërie të tërë, e cila aktualisht po përjeton një rilindje. Një nga librat më të famshëm në këtë gjuhë “Martutene” i Ramon Saizarbitoria, i përkthyer së fundmi në anglisht, eksploron marrëdhënien e ndërlikuar midis besnikërisë afektive ndaj një grupi dhe angazhimit të vetëdijshëm ndaj një kauze abstrakte, dy lajtmotive të historisë baske.

Në retrospektivë, përpjekja e Francisco rancos për të shkatërruar gjuhën Euskara ndihmoi në sigurimin e mbijetesës së saj. Tek e fundit, nën sundimin e tij gjuha u bë jo thjesht një mjet komunikimi, por një simbol i rezistencës kundër shtypjes./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:Ernest HemingwayGuernicakuriozitetSpanjatop4Vendi Bask

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Omonoi News Gjyqtarët kosovarë do ta drejtojnë ndeshjen e Ligës së Konferencës
Artikulli i ardhshëm Foto: Emergin Europe Kosovën në qershor e vizituan më shumë turistë sesa një vit më parë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

5 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

31 Shikime
Lajme

Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale

28 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?