katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor
    3 hours ago
    Moti sot me vranësira dhe reshje shiu
    3 hours ago
    Policia e Kosovës me plan operativ për sigurinë e balotazhit të 9 nëntorit
    20 hours ago
    KQZ: Më 8 nëntor përmbyllet periudha e votimit jashtë Kosovës
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai
    18 hours ago
    “Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival
    22 hours ago
    Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në
    23 hours ago
    Australia shpërndan energji diellore falas për qytetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çmimet Grammy: Pretendentët dhe surprizat e nominimeve të këtij viti
    3 hours ago
    Bordi i Tesla i thotë ‘PO’ pagesës 1 trilion dollarë për Elon Musk
    21 hours ago
    Restaurohet portreti i parë i Ismail Kadaresë
    22 hours ago
    Genti Korini do të përfaqësojë Shqipërinë në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia
    22 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    4 days ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    3 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    2 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    4 days ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    5 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Kopenhaga, qyteti që e bëri jazzin pjesë të identitetit të saj
    5 days ago
    Ferma e Vermontit e pushtuar nga Golden Retrievers
    1 day ago
    Pse fotografimi i Kullës Eiffel natën shkel ligjin e të drejtës së autorit!
    1 day ago
    Vanuatu: Zyra postare e vetme nën ujë në botë
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “Mitrovica International Jazz Days” bëhet gati për edicion unik
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

“Mitrovica International Jazz Days” bëhet gati për edicion unik

Last updated: 08/08/2024 2:04 PM
134 Shikime
Shpërndaje
Foto: Facebook /Mitrovica International Jazz Days

Vitin e kaluar me të parin edicion e kishte kaluar testin suksesshëm. Tani me të dytin edicion, “Mitrovica International Jazz Days” tregon synime ambicioze tek ofron aktivitete edhe për fëmijët e të rinjtë. “Jemi përpjekur që në edicionin e dytë, ‘MIJD’ t’i falë më shumë Mitrovicës”, ka thënë Rona Nishliu, drejtoreshë e festivalit.

Muzika jazz e ka adresën e vet e cila mbledh të gjithë entuziastët e këtij zhanri. Gjatë vlugut të verës, atëherë kur aktivitetet kulturore harlisen kudo nëpër vend, “Mitrovica International Jazz Days” është ajo që e kthen vëmendjen e merituar, së paku për disa ditë, kah qyteti i lumit Ibër, shkruan Koha.net

Nga 22 deri më 24 gusht, tashmë është bërë e ditur se aty do të shpalosen ditët e jazzit, por mbi të gjitha nuk do të mjaftohet vetëm me aq. Pas edicionit gjatë vitit të kaluar, sivjet MIJD, pasi e “kaloi” suksesshëm testin e të parës herë, vjen sërish me qasje unike sa u përket festivaleve të llojit të vet, sjell emra të njohur ndërkombëtarë të muzikës jazz në Kosovë, por mbi të gjitha, aktivitetet jashtë performancave janë ato që përbëjnë veçanti edhe më të madhe, janë tregues i vetë misionit të tij. Në të parin edicion, në qytetin e Mitrovicës kishin zbarkuar emra të mëdhenj të muzikës të cilëve rrugëtimi u ishte shkruar edhe në skena famëlarta si ajo e “Grammy”.

Mundesh me e lexu edhe…

Bas-kitaristi e këngëtari me prejardhje afrikane, Richard Bona, kishte ngjitur skenën e festivalit, duke e bërë dhe hapjen e atij edicioni. Fituesi i çmimit “Grammy” ishte pritur me ngrohtësi nga publiku mitrovicas. Por ai nuk kishte qenë i vetmi pjesëmarrës i këtij kalibri. Laureatët e pesëfishtë të “Grammyt” që performuan në “Mitrovica International Jazz Days” ishin dhe britaniku, Bill Laurance, e amerikani Michael League, që të dy kompozitorë, producentë dhe poli-instrumentistë. Me pak fjalë ajo çfarë ishte arritur me një edicion të parë të kësaj iniciative kishte qenë një shfaqje ambiciesh e serioziteti, e cila u përkthye në sukses. Të njëjtin avaz premton edhe edicioni i dytë, e tashmë i dëshmuar me kapacitetet e tij.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Numërimi mbrapsht ka filluar për pikëtakimin në skenën e këtij festivali në Sheshin Isa Boletini. Këtë edicion skena e “MIJD” do të shërbejë si altoparlant për zëra grash, muzikantesh e yjesh ndërkombëtare që i përkasin këtij zhanri muzikor. Deri tani është bërë i ditur njëri nga emrat që do të interpretojnë. Bëhet fjalë për artisten Kinga Glyk nga Polonia. Por itinerarin e këtij dyditëshi padyshim që do ta përshkojnë edhe seria e performancave të muzikantëve të rinj të talentuar nga Kosova e rajoni.  Të rinjtë nuk do të jenë të vetmit që do të përfitojnë në kuadër të aktiviteteve të këtyre dy ditëve. Artistja Rona Nishliu , në cilësinë e drejtoreshës së festivalit ka thënë se  “MIJD 2024” synon që kontributin për qytetin e vetë “shtëpi” ta zgjeroj tutje.  

“Jemi përpjekur që në edicionin e dytë, ‘MIJD’ t’i falë më shumë Mitrovicës. Programi është zgjeruar, i jepet hapësirë talenteve të reja, kemi sesione të veçanta të “sound healing” si dhe sesionet e ekspozimit të fëmijëve ndaj muzikës jazz përmes lojës dhe argëtimit. Koncertet fokusohen te gratë e suksesshme në xhaz si dhe tek promovimi i gjeneratës së re të xhazistëve ndërkombëtarë. Shpresojmë se përpjekja jonë do të mirëpritet e t’i shërbejë komunitetit”, është shprehur ajo në një prononcim për KOHË-n. 

Në fakt përveç dy ditëve argëtim ky event shënjestrën e vendos larg, tek synon që në qitje t’ia dalë duke arritur të frymëzojë, edukojë e të bashkojë qytetarët e vendit, me një formulë të vetme: forcën e muzikës. Mbi të gjitha, gjithçka ofrohet pa pagesë dhe e qasshme nga të gjithë.  

Promovimi i kulturës, artit e muzikës duke tentuar të ketë ndikim pozitiv në komunitetin e Mitrovicës, është edhe një levë tjetër, e cila aktivizon motorin e festivalit.  

“Ideja është të nxisim pjesëmarrjen aktive të të rinjve dhe të fëmijëve, duke krijuar mundësi për ta që të zhvillojnë aftësitë dhe të eksplorojnë pasionet e tyre. Si mendoni që i kontribuon qytetit të Mitrovicës kjo ngjarje? Kjo ngjarje kontribuon në shumë mënyra në qytetin e Mitrovicës. Së pari, ajo sjell një energji pozitive dhe një ndjenjë bashkëpunimi në komunitet. Duke përfshirë aktivitete për të gjitha moshat, festivali krijon një ambient të përbashkët ku qytetarët mund të ndërveprojnë dhe të ndajnë përvoja të përbashkëta. Në nivel nacional, është programi më prestigjioz i ofruar ndonjëherë në sektorin e muzikës xhaz dhe world music, si dhe një program konkurrues në nivel rajonal”, ka thënë Nishliu, duke iu referuar këtij festivali si programi më prestigjioz i ofruar ndonjëherë në sektorin e muzikës xhaz dhe world music, si dhe një program konkurrues në nivel rajonal. /Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Trainkos njofton studentët për ulje prej 50 për qind në biletat e trenit
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    David Beckahm shpallet kalorës nga Mbreti Charles
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Paddington the Musical” sjell arushin e dashur në skenë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rita Ora dhe Yll Limani ndezin rrjetin me një ide bashkëpunimi
TAGGED:festivali i xhazitlajme të miramitrovica international jazz dayRona Nishliutop4tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot festohet Dita Ndërkombëtare e maceve
Artikulli i ardhshëm Hapet një ekspozitë dedikuar Taylor Swift në Londër

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Venera Berisha Muharremi ndër tre ligjëruesit kryesorë në konferencën botërore për Diabet e Endokrinologji në Dubai

29 Shikime
Lajme të mira

“Odiseja e Gëzimit” shfaqet në IFFI Goa International Film Festival

22 Shikime
Lajme të mira

Fëmijët e Kosovës angazhohen për ajër më të pastër në takimin me AMMK-në

29 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?