Të gjitha biletat e vendosura në dispozicion për ndeshjen mes Kosovës dhe Sllovenisë, e cila luhet më 10 tetor, janë shitur në kohë rekord, njofton Federata e Futbollit e Kosovës.
Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale thuhet se të gjitha biletat janë shitur, e për këtë janë dashur vetëm 4 orë kohë.
Një interes i jashtëzakonshëm për këtë sfidë tejet të rëndësishme për dardanët, që po kalojnë një formë pozitive.
Në total, stadiumi Fadil Vokrri ka afro 14 mijë ulëse, që duket se do të jenë të gjitha të zëna për sfidën e tretë kualifikuese. Kujtojmë që në përballjen e fundit me Suedinë kishte rreth 1 mijë vende bosh. /Katror.info