katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Siria njeh Kosovën!
    39 minutes ago
    S’ka mbulesa islame në shkolla, Supremja refuzon padinë
    2 hours ago
    Papa bën thirrje për pajtim global
    4 hours ago
    Kosova synon investime strategjike dhe prezencë në EXPO 2030 në Riad
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, viziton Katror Media
    1 hour ago
    Kurti thekson rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO në Paris
    3 hours ago
    Mediet italiane i japin jehonë debutimit të BKK-së në Venecia
    5 hours ago
    UP me rritje rekord në prodhimin shkencor, 69% e punës publike vetëm në 7 vitet e fundit
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Festivali i Këngës në RTK rikthehet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    6 hours ago
    Suedia, superfuqia e fshehtë në botën muzikore
    5 hours ago
    Dua Lipa kryeson listën e personave më të pasur nën 30-vjeç në Mbretëri të Bashkuar
    4 hours ago
    Teatri Kombëtar synon organizimin e “Moisiut”
    9 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 days ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 days ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    1 week ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Erëzat si antioksidantë natyralë
    1 day ago
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    1 week ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    1 week ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pamukkale: “Kështjella prej pambuku” me pishina termale
    5 hours ago
    Historia e një qyteti nën ujë që rikthehet për vizitorët
    9 hours ago
    Instalacioni më i madh në botë “Skyspace” hapet në Evropë – po aq i madh sa Pantheoni i Romës
    1 day ago
    Pse holandezët po përqafojnë jetesën në shtëpi lundruese?
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Mjekët shqiptarë të Zvicrës, në një mision dhe profesion fisnik

Last updated: 13/09/2025 8:09 AM
37 Shikime
Shpërndaje
Foto: albinfo.ch

Mjekët shqiptarë të Zvicrës janë të organizuar në njërën ndër shoqatat që shquhen më së shumti për aktivitetin e tyre në komunitet. Ndonëse përpjekjet për organizim të mjekëve tanë në Zvicër ishin më të hershme, Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës (LMSHZ) u krijua në vitin 2018 dhe që atëherë zhvillon një aktivitet të dendur.

Albinfo.ch prezanton profilin e LMSHZ-së, me të dhëna të hollësishme mbi themelimin, misionin, aktivitetet, sukseset dhe synimet e saj për të ardhmen.

Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër u themelua më 24 nëntor 2018, si një përgjigje ndaj nevojës së kamotshme për krijimin e një platforme të përbashkët që forcon lidhjet ndërprofesionale dhe shoqërore të mjekëve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Mundesh me e lexu edhe…

Ne së pari zhvilluam dy takime shoqërore njohëse në Lucern dhe Winterthur. Mandej, gjashtë muaj para themelimit zyrtar të LMSHZ-së, më 24 qershor 2018 në Bernë u mbajt Kuvendi Nismëtar, kuvend ky i cili shënon fillimet e projektit tonë të përbashkët.  Kryetar i parë i LMSHZ-së ishte Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemali ndërsa në mandatin e dytë, Prof. Dr. med. Florim Cuculi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kryesia e tanishme është në këtë përbërje: Dr. med. Mentor Bilali kryetar, Dr. med. Valbone Hysenaj Miftari nënkryetare, Dr. med. Bujana Batusha Sopi sekretare e përgjithshme, Med. dent. Alban Zeqiri arkatar, si dhe M.sc. med dent. Gazmend Haliti, Prof. Dr. et phil. Alban Neziri dhe Dr. med. Naim Mehmeti, anëtarë të kryesisë. LSHMZ ka rreth 100 anëtarë aktivë.

Misioni dhe vizioni

Misioni dhe vizioni i organizatës sonë është përfaqësimi i mirëfilltë dhe mbështetja e vazhdueshme e anëtarëve duke iu përgjigjur nevojave qoftë individuale apo të përgjithshme. Pastaj vendosja e urave të bashkëpunimit ndërmjet të gjithë mjekëve shqiptarë në Zvicër e më gjerë, për të ndikuar kështu në përmirësimin e shëndetit të komunitetit tonë, promovimi i hulumtimeve të ndryshme shkencore, gjegjësisht të arriturave profesionale të mjekëve shqiptarë etj. Më gjerësisht në webfaqen e LMSHZ-së: www.swissalbmed.ch.

Fushat e aktivitetit

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ne jemi aktivë në të gjitha shtyllat kyçe të misionit tonë duke krijuar lidhjet përmes takimeve, simpoziumeve dhe platformave të komunikimit dhe duke mundësuar kështu shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim në projekte të përbashkëta. Pastaj, duke organizuar simpoziume, ligjërata dhe sebinare me ekspertë nga fusha të ndryshme të mjekësisë, me qëllim ngritjen e njohurive dhe aftësive profesionale të anëtarëve tanë. Ne jemi të angazhuar në ndërtimin e partneriteteve me institucione vendore dhe ndërkombëtare, si dhe organizata të tjera relevante, për të përfaqësuar interesat e mjekëve shqiptarë në mënyrë të denjë dhe efektive.

Projektet më të rëndësishme të realizuara

Swiss Medical School në Prishtinë (4–5 nëntor 2022), i mbajtur në Hotel Emerald, ishte një projekt shumë me rëndësi. Ngjarja u dallua për ligjëratat me nivel të lartë profesional dhe workshopet praktike nga anëtarët e LMSHZ-së, që zgjuan interes të madh tek mjekët e rinj dhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Po kështu, këtu hyn edhe organizimi i simpoziumeve vjetore shkencore në Zvicër, që çdo herë kanë qenë të akredituara nga institucionet shkencore të shtetit zviceran, bashkëpunimi institucional me FMH dhe MEBEKO për njohjen e diplomave për mjekët që vijnë nga vendet e origjinës. Këtu vlen të përmendet përkushtimi i tre anëtarëve të kryesisë Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Dzemalit, tashmë kryetar nderi i LMSHZ-së, Dr. med. Afrore Suka Qorollit dhe Dr. med. Valbone Hysenaj Miftarit, të cilët së bashku me përfaqësues të shoqatës MEDENS shoqatë kjo e përbërë nga shumë mjekë e mjeke nga vendet jashtë EU-së morën pjesë në negociatat me autoritetet arsimore zvicerane FMH dhe Mebeko duke kontribuar në revizionin e nenit 69 të WBO (rregullores së trajnimit të mëtutjeshëm) me ç’ rast u liruan nga provimi shtetëror të gjithë ata që kishin filluar punën në Zvicër para vitit 2010 dhe që i plotësonin kriteret për t’iu nënshtruar provimit specialistik.

Mbështetja e mjekëve të porsaardhur

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një ndër zotimet e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër nga fillimi ka qenë dalja në ndihmë me informacione gjithsecilit që ka interes të ushtrojë profesionin mjekësor në Zvicër. Kështu që, që në fillim të aktiviteteve tona si kryesi Dr. med. Valbone Miftari Hysenaj ka marrë përsipër përpilimin e Doracakut me të dhënat e përgjithshme mbi dispozitat ligjore, që rregullojnë ushtrimin e profesioneve mjekësore në Zvicër për shtetasit e vendeve jashtë BE/EFTA. Krijimi i një baze të dhënash të të gjithë mjekëve shqiptarë në Zvicër, që ndihmon në ndërlidhjen më të lehtë të komunitetit dhe në ndërtimin e një rrjeti të fortë bashkëpunimi është një objektiv tjetër i kryesisë së LMSHZ-së.

Sfidat

Në realizimin e misionit tonë si Lidhje e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, përballemi me sfida të ndryshme dhe të vazhdueshme, gjë e cila kërkon angazhim të përhershëm. Si një organizatë vullnetare dhe jo-fitimprurëse, përballemi me kufizime në kapacitetet organizative dhe buxhetore për të realizuar projekte më të mëdha e më të strukturuara.

Arritjet

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Disa nga momentet më përfaqësuese të rrugëtimit tonë të sukseseve përfshijnë: Organizimi i gjashtë simpoziumeve vjetore shkencore. Pastaj Swiss Medical School – edicioni i parë i cili u mbajt më 4 – 5 nëntor 2022 në Prishtinë. Kjo nismë edukative na bën veçanërisht krenarë dhe aktualisht jemi në fazën përgatitore të edicionit të dytë. Seminaret me komunitetin shqiptar në Zvicër, si ai i mbajtur në janar 2025 në Zürich dhe Gjenevë, nën moton “Parandalimi shpëton jetë”, përfaqësojnë një dimension tjetër të rëndësishëm të misionit tonë, etj.

Bashkëpunimi

Nevojitet ende punë për të konsoliduar praninë tonë në tryezat vendimmarrëse dhe për të rritur ndikimin në politikat që prekin profesionistët shqiptarë në Zvicër siç është mosnjohja e diplomave universitare të vendeve të origjinës. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet akademike në vendet tona të origjinës, ne jemi treguar gjithmonë të hapur dhe të gatshëm për ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit. Një dëshmi konkrete e kësaj qasjeje është organizimi i edicionit dytë të Swiss Medical School, i cili do të mbahet më 8 dhe 9 nëntor 2025 në Prishtinë.

Gjithashtu, LMSHZ do të jetë bashkorganizatore e Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, i cili do të zhvillohet më 25–28 shtator 2025.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

E ardhmja

Të ardhmen e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër e shohim si një proces zhvillimi të vazhdueshëm drejt një platforme edhe më të konsoliduar – si në fushën profesionale, ashtu edhe në shoqëri. Në aspektin profesional, synojmë të luajmë një rol të rëndësishëm në rritjen e Lidhjes dhe krijimin e urave të qëndrueshme me universitetet dhe spitalet në vendet e origjinës. Në raport me komunitetin shqiptar, e shohim veten si një urë të besueshme mes mjekësisë dhe qytetarëve tanë.

Mesazhi

“Mesazhi ynë për mjekët dhe profesionistët e rinj shqiptarë në Zvicër është i qartë: Rruga drejt suksesit në një sistem kompleks si ai zviceran kërkon përkushtim, durim dhe standarde të larta, por ne jemi këtu për ta lehtësuar këtë rrugëtim. Andaj ftojmë të gjithë mjekët që jetojnë në Zvicër që të bëhen pjesë e LMSHZ-së./albinfo.ch

TAGGED:LSHMZmisionmjeket shqiptareprofesion fisnikZvicerr

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pejë, përurohen laurat digjitale për linjën hekurudhore
Artikulli i ardhshëm Sot kryesisht mot me diell

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, viziton Katror Media

10 Shikime
Lajme të mira

Kurti thekson rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO në Paris

3 Shikime
Lajme të mira

Mediet italiane i japin jehonë debutimit të BKK-së në Venecia

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?