Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka hapur thirrjen për mbështetje financiare të studimeve jashtë vendit në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit, shkruan Katror.info.
Përmes kësaj thirrjeje publike, do të përkrahen studimet në programe të nivelit Bachelor, si dhe në programe të specializuara në Master, Doktoraturë dhe Pos-doktoraturë.
Të interesuarit mund të aplikojnë për mbështetje financiare, e cila synon ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe akademike në këto fusha.
Për më shumë detaje rreth kritereve dhe afateve të aplikimit, mund të referoheni në linkun: Thirrja për aplikim.
/Katror.info