Modeli My Ami Buggy, i prodhuar nga Citroen, një makinë elektrike me katër rrota, u shit brenda një kohe rekorde. Citroen nisi shitjet online në tetë vende evropiane në orën 11 të mëngjesit të kësaj të marte, dhe dhjetë orë më vonë të gjitha ekzemplarët u shitën. Duhet mbajtur parasysh se modeli u ofrua ekskluzivisht në tregun francez.

Shitja befasoi edhe vetë Citroenin. Megjithatë, tani interesimi është edhe më i madh. 50 ekzemplarë u shitën në 17.5 minuta, ndërsa në Belgjikë u shitën 65 ekzenplarë në vetëm nëntë minuta. Këtë vit, 430 ekzemplarë u shitën në Francë, dhe atë për më pak se dy orë, shkruan Katror.info.
Në total, Citroen ofroi vetëm rreth 800 ekzemplarë, të cilët duke pasur parasysh interesin nuk mjaftojnë për të kënaqur tregun. Një grup shtesë prej 200 njësive është aktualisht në prodhim dhe do të ofrohet në Turqi dhe disa vende të tjera gjatë verës.
My Ami Buggy është një provë tjetër që fuqia dhe performanca nuk janë domosdoshmërisht të lidhura me suksesin në treg. Për këtë model çmimi varion nga 7790 deri në 10450 euro. /Katror.info