Grupi “Mollëkuqet” nga Kosova dolën të parat në festivalin “Etolies De Paris” të Parisit.
Në Ora Shtatë të Klan Kosovës, Arta Haziri-Nuhiu, drejtoresha e “Mollëkuqeve”, ka folur për sukseset që korrën nxënëset e saja të muzikës.
“N ë eksperiencë e paharruar që do ta ruajë me shumë nostalgji në kujtimet më të mira”.
“Ishte një edicion madhështor, edicion që na la pa fjalë për ne ishte privilegj që nxënëset tona të performojnë para publikut të Parisit, ku u mirëpritëm shumë mirë”.
“Qershia mbi tortë ishte që dolën të para”, ka thënë Haziri-Nuhiu. /Katror.info
Përgatiti:
