Për herë të parë pas 27 vitesh The Beatles janë nominuar më në fund për çmimet Grammy 2025. Hera e fundit ishte pjesëmarrja në vitin 1997, duke përfshirë një nominim për këngën e tyre të ripërpunuar, “Now and Then” dhe nga i cili dolën me tre çmime.
Ky është një moment i rëndësishëm për grupin, që vazhdon të ketë një ndikim të madh në muzikën globale, edhe pas shumë dekadash. Projekti “Now and Then” fillimisht demo e kahmotshme, u lansua si ripërpunim në vitin 2023.
Nominimi i këtij edicioni të ri të Revolver tregon edhe një herë se ndikimi i The Beatles vazhdon të jetë i gjallë dhe i fuqishëm, duke mbetur një nga grupet më të dashura dhe të njohura në botë./Katror.info