Katror Media është duke transmetuar në YouTube të gjitha ndeshjet e Superliges Femrat dhe po ashtu është duke përgatitur Highlight / Momentet më të mira për të gjithë Sezonin 2025/26.
Më poshtë mund te shikoni Highlight / Momentet më të mira nga ndeshja Penza – Junior 06, ku KBF Penza ka shënuar fitore ndaj KBF Junior 06 me rezultat 90:80 (23:13, 19:15, 26:17, 22:35) në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superliga Femrat.
Penza e nisi ndeshjen fuqishëm, duke e fituar bindshëm pjesën e parë me rezultat të përgjithshëm 42:28. Edhe në çerekun e tretë, skuadra pejane vazhdoi me ritëm të lartë dhe krijoi epërsi të thellë. Në dhjetëminutëshin e fundit, Junior 06 reagoi me lojë më të mirë, duke e fituar çerekun 22:35.
Lojtarja më e dalluar e ndeshjes ishte Saranda Daci, e cila shkëlqeu me 25 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime, duke qenë vendimtare në triumfin e Penzës në Superliga Femrat./Katror.info