Sot në vendin tonë do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët, me periudha të shkurtra me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat pritet të jenë më të theksuara në disa rajone dhe lokalisht mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius./Katror.info