Kosova do të përjetojë një ditë të diel kryesisht me diell, me disa vranësira të shpërndara, sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të jenë në intervalin mes 11 dhe 16 gradë.
Gjithashtu, do të ketë erë të lehtë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi që pritet të jetë 1 deri në 4 metra në sekondë.
Ky mot i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët pritet të krijojë kushte të përshtatshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime brenda vendit./Katror.info