Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dita e sotme do të karakterizohet me mot të kthjellët me periudha të shkurtra të vranësirave.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 9 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 23°C. Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar nga drejtimi verilindor./Katror.info