Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta.
“Temperaturat minimale do të jenë nga 14-19 gradë celsius ndërkaq maksimalet nga 34-38 gradë celsius. Do të ketë erë nga verilindja, 1–5 m/s”, thuhet në njoftim.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuara./Katror.info