E diela në Kosovë pritet të karakterizohet me atmosferë plotësisht stabile, temperatura pranverore dhe rreze të shumta diellore. Pasdite lokalisht do të ketë shtim të vranësirave, por pa ndonjë reshje atmosferike. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 minimalja deri në 23 apo 24 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale të cilat pritet të zhvillohen pasdite sidomos në disa zona kodrionore-malore, por kryesisht nuk do të ketë reshje atmosferike.
Të hënën edhe më ngrohtë dhe paradite me diell, ndërsa pasdite destabilizim i atmosferës. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, më të shprehura në viset kodrinore-malore. Rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë priten në pjesë të Kosovës, zonat kontinentale të Shqipërisë, pjesë qendrore, lindore, juglindore e veriore, pastaj në perëndim të Maqedonisë së Veriut. Në këto zona rrebeshet do të jenë më të shprehura edhe pse do të jenë të karakterit lokal.
Nga e marta pritet të kemi mot mjaft jo-stabil, rrebeshet e shiut do të jenë më të shpeshta dhe më të përhapura sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes./MeteoBallkan