katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    3 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    3 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    3 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    12 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    12 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    12 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    12 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    9 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    12 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Përmbyllet votimi në disa përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Përmbyllet votimi në disa përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

Last updated: 08/02/2025 9:23 PM
211 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme>
  3. Përmbyllet votimi në disa përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%

E përditësuar, 21:10

Contents
KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 50.91 % votues në diasporëKQZ: Deri në orën 11:00 votuan 21.60 % e votuesve në diasporëMPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është përmbyllur në disa shtete me një pjesëmarrje të madhe.

KQZ njofton se nga gjithsej 20,324 votues të regjistruar, deri në orën 19:00 kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre 14,463 qytetarë, që përbën 71.16% të votuesve.

Mundesh me e lexu edhe...

Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako

Në këto shifra nuk janë përfshirë Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Procesi po zhvillohet në 30 përfaqësi diplomatike, përfshirë ambasadat dhe konsullatat në shtete si Gjermania, Zvicra, SHBA, Franca, Austria, Mbretëria e Bashkuar e të tjera.

Pas mbylljes që vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, KQZ, me ndihmën e MPJD-së, do të sjellë votat në Kosovë dhe më pas ato do të numërohen në Qendrën për Numërim dhe Rezultate, pasi të jenë numëruar votat e rregullta të zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se pret që nga dita e hënë të nisë transportimi i votave nga përfaqësitë diplomatike për në Kosovë.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkaq, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, mërgata ka mundur të votojë edhe përmes postës. KQZ ka njoftuar më herët se 104.934 votues janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës dhe 84.525 prej tyre zgjodhën që të votonin përmes postës.

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidatë i pavarur.

KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 50.91 % votues në diasporë

Është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 %.

***

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

KQZ: Deri në orën 11:00 votuan 21.60 % e votuesve në diasporë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se është duke vazhduar procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës.

Foto: MPJD

Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në përfaqësi diplomatike, deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 votues apo 21.60%.

****

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njofton se të gjitha Qendrat e Votimit Jashtë Vendit, të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), janë hapur sipas kohës së planifikuar në Ambasadat dhe Postet Konsullore të Republikës së Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas njoftimit të Minsitrisë në përputhje me vendimin e KQZ-së, MPJD ka krijuar kushtet e nevojshme për funksionalizimin e 33 Qendrave të Votimit dhe gjithsej 42 Vendvotimeve.

“Procesi ka nisur pa vonesa, me qendrën e parë të hapur në Stamboll, pasuar nga 28 qendra të tjera në Evropë, të cilat kanë nisur punën në përputhje me oraret e parashikuara dhe kohën lokale në vendet e caktuara.”

Ndërkohë, Qendrat e Votimit në Washington, New York, Ottawa dhe Toronto kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe janë gati të presin votuesit sipas kohës lokale.

“MPJD ka shtuar kapacitetet e saj në misionet diplomatike dhe konsullore për të garantuar një proces të rregullt dhe të sigurt, duke koordinuar nga afër mbarëvajtjen e votimit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Si rrjedhojë, MPJD ka ofruar të gjithë mbështetjen e saj logjistike, njerëzore dhe financiare për të siguruar zhvillimin e procesit në përputhje me standardet më të larta,” thuhet në njoftim.

MPJD fton të gjithë shtetasit e regjistruar me sukses për votim fizik që të paraqiten në Qendrat e Votimit dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike!

“Ju lutem mos harroni të merrni me vete dokumentin identifikues, pasaportën ose leternjoftimin e Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim.

Foto: Telegrafi

Numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 20,324 votues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë më 8 shkurt 2025, pasi në Listën Votuese e cila është dërguar në përfaqësi dipomatike, janë vetëm emrat e shtetasve që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi kur janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së regjistrimit (29 gusht – 26 dhjetor 2024).

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen të dielën, më 9 shkurt./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:ambasadatDiasporaKosovelajmetopTophomezgjedhjet

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Demiri: Projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit do ta ndryshojë Kosovën në arkitekturë
Artikulli i ardhshëm Hardhuca e Karaibeve, pothuajse e zhdukur, rikthehet pas restaurimit të ishullit

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

7 Shikime
Lajme

Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!

5 Shikime
Lajme

Nis takimi për seancën konstituive

27 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?