Mulliri tradicional në Jasenovik, i ndërtuar në fund të shekullit XIX, është rikthyer në funksion pas përfundimit të punimeve të konservimit dhe restaurimit. Ndërhyrjet kanë synuar ruajtjen e strukturës origjinale prej guri dhe druri, si dhe rikthimin e elementeve funksionale të mullirit.
Ky aset historik tashmë, përveç vlerës kulturore, shërben edhe si hapësirë edukative për nxënësit dhe komunitetin lokal, duke promovuar trashëgiminë e përbashkët dhe traditën e jetës rurale në Kosovë.
Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në vend./Katror.info