Rregullat e stilit po përmbysen një nga një edhe për gratë shtatzëna. Shembulli i fundit është Rihanna dhe po, edhe gratë shtatzëna mund të veshin minifunde.


Këngëtarja 35-vjeçare e ka kombinuar minifundin me një xhaketë bomber dhe çizmet e larta, ku duket mjaft trendy.

Edhe barku i rrumbullakosur duket shumë pak, sa që për këdo që nuk e dinte se është në pritje të ëmbël, vështirë se do e kuptonte. Bukuroshja na e tregoi mjaft mirë se mund të dukesh seksi edhe kur je shtatzënë. /Katror.info