katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Komunat e Kosovës fuqizohen me iniciativa inovative për demokraci lokale
    2 hours ago
    Mungesa e buxhetit dhe e pagave- RTK aplikon për kredi në Ministrinë e Financave
    3 hours ago
    Agjencia për Privatësi u kërkon mediave ta respektojnë privatësinë e qytetarëve
    3 hours ago
    Arian Maviqi dokumenton një specie të rrallë të breshkës në Liqenin e Badovcit
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dy përfaqësues të basketbollit kosovar diplomojnë në programin prestigjioz FIBA Time-Out 3.0
    1 hour ago
    Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes QKK-së dhe PriFest-it
    1 hour ago
    Qendra Kulturore e Fëmijëve pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi
    2 hours ago
    Fermerët e Anamoravës ftohen të aplikojnë për sera bujqësore
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Besa Llugiqi në rolin e Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”
    9 hours ago
    Nga Berlinalja te Oscars: Suksesi i Ridvan Muratit dhe Albana Agajt në “Heldin”
    9 hours ago
    Yll Limani sjell hitet e tij në Green Fest 2025
    1 day ago
    Armend Rexhepagiqi sot me performancë në Green Fest 2025
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 days ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    6 days ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    1 week ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tre frutat që mund t’i hani para se të flini
    9 hours ago
    Këto janë ‘3 frutat verore’!
    1 week ago
    Gjithçka që duhet të dini për sodën e bukës dhe përdorimin e saj…
    1 week ago
    Rregulli 3:1 për më shumë energji dhe përqendrim për dashamirësit e kafesë
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 day ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    4 days ago
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    1 week ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mungesa e buxhetit dhe e pagave- RTK aplikon për kredi në Ministrinë e Financave
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Mungesa e buxhetit dhe e pagave- RTK aplikon për kredi në Ministrinë e Financave

Last updated: 15/08/2025 2:07 PM
8 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kallxo.com

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Hysen Hundozi, ka njoftuar se për shkak të mungesës së buxhetit të RTK-së, rrjedhimisht mungesës së pagave për rreth 700 punëtorë të mediumit publik, kanë vendosur të aplikojnë për kredi në Ministrinë e Financave.

Hundozi u është drejtuar kolegëve të tij duke ju thënë se menaxhmenti i RTK-së nuk është ndalur së kontaktuari institucionet vendore e ndërkombëtare, për të gjetur një zgjidhje alternative për tejkalim të situatës.

“Për shkak të pamundësisë për të komunikuar drejtpërdrejt me themeluesin tonë, Kuvendin e Kosovës, ne iu kemi drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, me të cilën kemi shqyrtuar të gjitha mundësitë për tejkalimin e gjendjes” – ka shkruar mes tjerash Hundozi.

Mundesh me e lexu edhe…

Sipas tij, janë shqyrtuar alternativa të shumta deri në arritjen e një modaliteti të ligjshëm që munëson ndihmën e Qeverisë për RTK-në deri në konstitum të Kuvendit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kërkesa jonë zyrtare për kredi është dorëzuar në Ministrinë e Financave dhe ajo po trajtohet me prioritet. Presim që shumë shpejt ajo të realizohet, në mënyrë që ne të vazhdojmë normalisht punën tonë” – ka deklaruar tutje Hundozi.

Hundozi ka falënderuar kolegët që i kanë besuar përpjekjeve të menaxhmentit për dalje nga situata, derisa ka kërkuar durim dhe mirëkuptin gjatë kësaj periudhe.

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK), në ndërkohë ka dalë me njoftim se mbështetë nismën për protestë të disa kolegëve të RTK-së që nuk janë pjesë e asnjë sindikate.

Protesta planifikohet të fillojë në ora 09:30 të datës 18.08.2025.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Bëjmë thirrje pa dallim që të gjithë punëtorët të dalin dhe të mbështesin çdo protestë për të drejtat e punëtorëve dhe mbrojtjen e mediumit publik” – thuhet në njoftimin e SPERTK.

Kjo Sindikatë ka njoftuar që aktivitetet sindikale nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimeve.

“Vërejtje: Nëse pagat dalin në llogari para ditës së protestës, atëherë do të dërgohet njoftimi për anulimin e saj” – thuhet tutje në njoftim.

Qeveria e Kosovës kishte miratuar kërkesën për dhënien e një kredie deri në 10 milionë euro për Ndërmarrjen publike “Infrakos”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kjo hua ka për qëllim të ndihmojë Kompaninë që të përballojë obligimet financiare që rrjedhin nga Projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10.

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati gjatë mbledhjes së Qeverisë më 27.06.2025 pati dhënë arsyetimin për këtë vendim.

“Si Ministri kemi pranuar kërkesë nga Ndërmarrja ‘Infrakos’ për një kredi deri në 10 milionë euro për të siguruar likuiditetin e nevojshëm, në mënyrë që të vazhdohet tutje me mbulimin e detyrimeve financiare. Pra, që rrjedhin nga Projekti që është aktualisht në zbatim: rehabilitimi i hekurudhës – linja 10.” – deklaroi Murati.

Disa punëtorë të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) kanë protestuar, më 06.08.2025 para Kuvendit të Kosovës, për shkak të mosalokimit të buxhetit për RTK-në dhe mungesën e pagave për 700 punonjësit e mediumit publik.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Data 5 gusht ka kaluar dhe punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat e tyre. Buxheti i RTK-së ende nuk është alokuar çka përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit të Punës dhe një goditje ndaj dinjitetit të qindra punëtorëve të këtij institucioni”- ka deklaruar Gëzim Bimbashi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së.

Për situatën në RTK, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, foli më po atë datë, duke thënë se dëshiron zgjidhje.

Kurti ka përmendur ndarjen buxhetore për radiotelevizionin publik në vitin 2021 kur kryeministër asokohe ishte Avdullah Hoti.

Sipas Kurtit, ajo ndarje ishte bërë në mënyrë joligjore. Për këtë arsye Kurti tha se nuk e ka ndërmend ta ndjekë atë rrugë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kurti ka thënë se ka pasur takime në këtë drejtim, megjithatë nuk ka treguar se çfarë rezultatesh janë nxjerrë nga ato takime teksa iu përgjigj gazetarëve se “duhet t’i pyesni ata që janë takuar”.

“RTK është themeluar nga Kuvendi dhe i jep llogari atij. Ne jemi për ta gjetur një zgjidhje dhe jemi për pjesëmarrje aktive në gjetjen e një zgjidhje, por nuk mund të jetë ajo një zgjidhje që nuk është ligjore. Komisioni për Buxhet do duhej ta marrë vendimin për transferim të mjeteve. Duke mos pasur legjislaturën e nëntë, nuk e kemi as atë komision, rrjedhimisht nuk e kemi as atë vendim” – kishte deklaruar Kurti.

Pas këtij deklarimi të kryeministrit në detyrë, ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka theksuar se vendimi i vitit 2021 për ndarje buxhetore për RTK-në ka qenë “plotësisht ligjor”.

“Buxheti i vitit 2021 ka qenë i miratuar. Vendimi i atëhershëm i Qeverisë ka paraparë hapat që duhej të ndiqeshin deri në vendimin e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa. Kështu që deklarimi i sotëm i Kurtit lidhur me atë vendim është tentim për mashtrim të opinionit”- shkroi Hoti në profilin e tij në Facebook.

TAGGED:kredilajmeMinistria e FinancavepagatRTKtop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Fermerët e Anamoravës ftohen të aplikojnë për sera bujqësore
Artikulli i ardhshëm Qendra Kulturore e Fëmijëve pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Komunat e Kosovës fuqizohen me iniciativa inovative për demokraci lokale

11 Shikime
Lajme

Agjencia për Privatësi u kërkon mediave ta respektojnë privatësinë e qytetarëve

5 Shikime
KuriozitetLajme

Arian Maviqi dokumenton një specie të rrallë të breshkës në Liqenin e Badovcit

5 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?