Elon Musk, CEO i SpaceX dhe Tesla, ka njoftuar lansimin e Baby Grok, një version i Grok për fëmijët.
Ish-kreu i DOGE bëri deklaratën nëpërmjet X, duke shkruar: “Do të krijojmë Baby Grok, një aplikacion i dedikuar për fëmijë.
We’re going to make Baby Grok @xAI, an app dedicated to kid-friendly content— Elon Musk (@elonmusk) July 20, 2025
Baby Grok thuhet se është një version më miqësor për fëmijët i chatbotit të njohur me Al, Grok, të cilin Musk e zhvilloi më parë nëpërmjet kompanisë së tij xAI.
Ai pritet të jetë i përshtatur për ndërveprime të sigurta dhe edukative me fëmijët.
Njoftimi vjen menjëherë pas lansimit të Grok4 nga xAI, i cili krenohet me karakteristika të tilla si aftësi të avancuara trajnimi./Katror.info