katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    2 hours ago
    Osmani me delegacionin e EBA-së viziton Mitrovicën e Jugut
    2 hours ago
    AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramureș
    3 hours ago
    NATO mblidhet në Bruksel – mbrojtja, Ukraina dhe Ballkani Perëndimor në fokus të takimit ministror
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    4 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    4 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    4 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    2 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    7 days ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    5 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
    Hohenschwangau – Fshati mbretëror në zemër të Alpeve Bavaraze
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet në vjeshtë me mbi 2400 artefakte
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet në vjeshtë me mbi 2400 artefakte

Last updated: 23/08/2025 12:10 PM
84 Shikime
Shpërndaje
Foto: KosovaPress
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet në vjeshtë me mbi 2400 artefakte

Të premten është njoftuar rikthimi i mbi 2400 objekteve arkeologjike në qytetin bregdetar të Durrësit, në kuadër të renovimit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik. Ky projekt me një rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore dhe turizmin në Shqipëri synon ta shndërrojë hapësirën e muzeut në një destinacion tërheqës për vizitorët vendës dhe të huaj. Njoftimin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa ka shpërndarë pamje nga punishtja e renovimit të Muzeut.

Punimet për renovimin e tij patën nisur në nëntor të vitit 2022, pasi kishte pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti që kishte ndodhur pranë Durrësit më 2019. Parashikohej të kryheshin punimet më 2024, mirëpo kishte pasur probleme me pronësinë e godinës. Në këtë mënyrë qe shtyrë përfundimi i tij deri tani. Për restaurimin e këtij institucioni kishte investuar programi “EU4Culture” i Bashkimit Evropian me 3.5 milionë euro, teksa pas hapjes, pritet që muzeu të ofrojë një eksperiencë të re për turistët, me artefakte që dëshmojnë fazat historike dhe kulturore të qytetit, qysh nga periudha e Antikitetit e deri në Mesjetë.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, e ku brenda vjeshtës, në pavione moderne e kushte bashkëkohore, muzeu do të kthehet në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një hapësirë tërheqëse për vizitorët, ju uroj një ditë të mbarë”, ka thënë kryeministri Rama në një postim në rrjete sociale, duke e shoqëruar me pamje gjatë punimeve.

Mundesh me e lexu edhe...

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

Gjatë tërmetit, godina e Muzeut Arkeologjik kishte pësuar dëmtime në disa kate të saj. Dëmtimet më madhore përfshijnë plasaritje në muret ndarëse, në nyjat e muraturës dhe në seksionet e sipërme të fasadës, si dhe zhvendosje të kolonave dhe të trarëve. E gjithë ndërtesa e muzeut, përfshirë fasadën dhe pjesën e brendshme, ka qenë në renovim e sipër dhe dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019 janë duke u riparuar. Krahas këtyre, po kryhet përmirësimi dhe përforcimi i sistemeve mekanike, elektrike, të ngrohjes, të ventilimit, të ajrit të kondicionuar, të evakuimit në raste emergjencash, të zjarrit dhe të sigurisë. Në pjesën e pasme të muzeut me restaurim do të instalohet një ashensor panoramik transparent. Në katin e tretë do të hapet një kënd edukativ dhe një kafene, për ta bërë vizitën një përvojë sa më të rehatshme e argëtuese. Do të hartohet një plan biznesi për t’i ardhur në ndihmë muzeut që të ketë flukse të qëndrueshme financiare.

I konsideruar si një nga muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri, Muzeu Arkeologjik i Durrësit qe hapur më 13 mars të vitit 1951 dhe përbëhet nga pesë sektorë ekspozues: prehistoria, periudha arkaike, periudha klasike, periudha helenistike dhe periudha romake, shkruan Koha.net. Pjesa më e madhe e tij përbëhet nga 3 mijë e 204 artefakte që gjenden në vendin e lashtë të Dyrrhachium dhe përfshin një koleksion të gjerë nga ato periudha. Artefaktet kryesore përfshijnë stelat e funeralit romak dhe sarkofagët prej guri dhe një koleksion prej bustesh miniaturë të Venusit, dëshmi për kohën kur Durrësi ishte një qendër adhurimi e perëndeshës./Katror.info

TAGGED:DurreshapjeLajme te miramuzeMuzeu Arkeologjik i Durresitrenovim

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Lille i mbyll ‘derën’ Juventusit: Zhegrova nuk shitet
Artikulli i ardhshëm ​Policia ka një njoftim për ata që do të udhëtojnë nëpër Kroaci këtë fundjavë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

4 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

1 Shikim
Lajme të miraSporti n'Katror

Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”

1 Shikim
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?