katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    “WTF” – çfarë ndodhi në Anibar 2025?
    2 hours ago
    UP dhe Kolegji i Kirurgëve themelojnë Qendrën për Kërkime dhe Trajnime të Avancuara në Mjekësi
    3 hours ago
    Sunny Hill Festival – rishikimi i kufijve dhe ngritja e një kombi
    3 hours ago
    Ambasadorët deklarohen pas moskonstituimit të Kuvendit
    3 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    EC Ma Ndryshe prezanton gjetjet mbi biodiversitetin dhe ndikimin klimatik
    2 hours ago
    Rikthehet në funksion Starlink i Muskut
    2 hours ago
    ‘Sunny Hill Festival’ me pikë të shitjes së biletave në sheshin “Zahir Pajaziti”
    2 hours ago
    FSK mbështet Policinë e Kosovës
    3 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    1 hour ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    9 hours ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    9 hours ago
    Sa shumë pasuri la pas Ozzy Osbourne?
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    4 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    4 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    3 hours ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    2 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    5 days ago
    Taroudant: Oazi i fshehur që ofron përvojën e vërtetë të Marokut
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Muzikë, art, libra e filma – rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Muzikë, art, libra e filma – rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë

Last updated: 18/11/2024 9:44 AM
162 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast

Edhe 43 ditë kanë mbetur deri në përfundim të çerekut të parë të shekullit 21. Për me ju mbushë ditët e mbetura me muzikë, art, libra dhe filma, ja lista e përjetimeve kulturore këtë javë.

Remember, remember, it’s a festive, cultural November. Java e tretë e nëntorit ka plot ngjarje urbane, patriotike, artistike, ndërsa na e bonëm një përzgjedhje eklektike, me gjithçka ka pak. E patëm edhe Festivalin e teatrit shqiptar “Mojsiu”, por aktoret dhe aktorët e Teatrit Kombëtar janë në grevë (me plot arsyeje! Solidaritet!) prandaj këtë javë s’po rekomandojmë shfaqje teatrale – por gjithsesi se ka plot ngjarje tjera.

Ismet Jonuzi, një artist që gjithmonë ka qenë prezent në skenë, vjen me ekspozitë në Galerinë e Fakultetit të Arteve, PriBeats ka party në EDHE, Hana Zeqa e përfundon rezidencën në galerinë Paper me një ekspozitë ekologjike; Ditët e Nëntorit po fillojnë në Gjakovë me një shfaqje opere; DJ Flow ka botu një roman intrigues i zhanrit fantazi; në Prishtinë po fillon edicioni i parë i Festivalit të Kompozitorëve shqiptarë; një album i bendit zvicërano-kosovar St.Franklin and Broken Winds po lansohet në Prishtinë; ndërsa e kemi rekomandu edhe hapjen e një platforme të re arti në Tulla Center në Tiranë, si dhe veshjet e studios së modës House of Saligias.

Mundesh me e lexu edhe…

Barcelona e gatshme ta rivalizojë Real Madridin për nënshkrimin e Konates

Me pa: Ekspozitë personale Ismet Jonuzi, Galeria FA, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitet e para të pasluftës, kur u hap libraria Dukagjini, ka pasur edhe vepra arti dhe gjithmonë jemi intrigu me ca skulptura dhe grafika të Ismet Jonuzit, që tash është edhe Shef i katedrës së artit konceptual dhe mediave të reja në Fakultetin e Arteve. Me 19 nëntor Jonuzi ka ekspozitë retrospektive për 40 vjetorin e veprimtarisë. Jonuzi i ka skulpturat e famshme të recikluara nga mbetjet e armëve luftarake ndërsa në Galerinë e famshme Saatchi në Londër kështu i ka përshkru punët e tija me këto fjalë: “Puna ime përfaqëson shpirtin e plagosur të atdheut tim. Unë përdor të njëjtat armë nga lufta në Kosovë për të bërë skulpturat e mia. I zbulova në fabrikën ku ishin mbledhur për t’u shkatërruar. Këto armë janë bërë të padobishme dhe në një farë mënyre u kam dhënë jetë të re. Çfarë mënyrë më të mirë për të demonstruar hapur luftën e përfunduar”.

Me marr pjesë: Ditët e Nëntorit, Gjakovë

Nëntori është muaji i festave kuq e zi, Gjakova osht poashtu e kuqe, kështu që s’ka ku ma mirë me ja nisë festat e nëntorit se në Gjakovë. Festivali Ditët e Nëntorit mbahet në Pallatin e kulturës “Asim Vokshi”, organizuar nga Fondacioni për Gjakovën. Ngjarja e parë është shfaqja e operës së parë kosovare, “Goca e Kaçanikut“ nga Rauf Dhomi, ndërsa ditët tjera keni edhe koncert nga Petrit Çarkaxhiu, Ansambli i valleve popullore të Shqipërisë dhe płot ngjarje tjera që i mbulojmë javën e ardhshme. Programin e keni këtu, ndërsa biletat i bleni në Rave Travel.

Me kcy: PriBeats, E.D.H.E., Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

PriBeats osht degëz e muzikës elektronike nga PriFilmFesti, ndërsa me 22 nëntor sjell në maje të kodrës së Sofalisë edhe një event së bashku me restoranin/qendrën e kulturës alternative e.d.h.e. – me artistë nga Berlini, Torino dhe Prishtina, përfshi Lekë Berisha, Lorenzo Brich dhe Annina Musik. Shihemi te veni.

Me këqyr: Ekspozita e Hana Zeqa “Living Thread”, Galeria Paper, Prishtinë

Puna e Hana Zeqës, e ekspozume në Paper Gallery, përfaqëson një hulumtim të guximshëm dhe eksperimental të novacionit të qëndrueshëm brenda industrisë së modës. Hana ka qenë rezidente një muaj në programin Open Studio të galerisë Paper, Hana ka eksperimentu me teknika dhe materiale si bio-tekstilet, bio-plastikat dhe printimin 3D, tu sfidu qasjet tradicionale ndaj dizajnit dhe prodhimit të veshjeve. Ekspozita me titullin ma se të përshatshem “Living Thread” hapet me 19 nëntor, në ora 6.

Me lexu: Lulja e Mjegurit – Tehsadora, nga Faton Flow Loshi

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

DJ Flow osht i njoftun në pejsazhin e muzikës (herën e fundit e kemi dëgju me old school hiphop te bllok party i Andrrës dhe Zogait në Gërmi), por kush e njeh, e din që osht koxha fans i literaturës, video-lojërave dhe stripave të zhanrit të fantazisë dhe fanta-shkencës. Te na botohen tepër pak libra nga ky zhanër kështu qe gjithsesi duhet me rekomandu botimin e librit të Flow me titull “Lulja e Mjegurit – Tehsadora”, nga shtëpia botuese e dedikumë letërsisë fantazi Hyllix. Promovimi i librit mbahet në Galerinë Qahili me 19 nëntor, ndërsa na po ju jepim një citat sa për me shiju botën arkaike të Tehsadorës: “O ti shpirt i pastër që kalove Trikatetën dhe u lave në Flakën e Ftohtë të Tempullit Dritëkaltër të Malisit, ku bijtë e Diellit të Akullt të liruan dhe të hapën portalin për të dalë nga atje, ti dëshiron të largohesh nga MOSHA me vetëdije, apo jo?”…

Me dëgju: Festivali i kompozitorëve kosovarë, Prishtinë

Po hapet edicioni i parë i Festivalit të Kompozitorëve Kosovarë, një nismë që, sipas organizatorëve “synon ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore të Kosovës përmes krijimtarisë muzikore.” Ky festival shërben si një platformë e e re për kompozitorët kosovarë, me qëllim bujar me hap “mundësi për një dialog të qëndrueshëm ndërkombëtar mbi vlerat dhe traditat tona.” Me 22 nëntor, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare mbahet koncerti hapës, ndërsa ka edhe master klasa, debate dhe ngjarje tjera. Ma shumë info gjeni në webfaqen e porsahapur.

Me dëgju: Albumi “Prishtina Tapes” nga St.Franklin & Broken Wings

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
hhrec06

Bendi zvicëran/shqiptar S.Franklin & Broken Wings sjell një dozë popi melankolik, me ndikim të folk muzikës anglofone, asi me kitarë dhe za të vetmum. Kitarist die vokalist osht zvicërani Philipp Konrad Labhart, viola nga Vesa Doli, çello nga Aurora Kabashi, trumpeta nga Adea Mala dhe vokalat ndihmës Leana Kerveshi dhe Anjeza. St. Francis albumin e tyne të ri e kanë incizu në Prishtinë dhe e ka emnin “Prishtina Tapes”. Nëse ju ka marrë malli për muzikë akustike indie, e cila karakterizohet nga melodi të qeta dhe harmonizime delikate, shkoni në promovimin e albumit në qendrën Defy Them, me 21 nëntor, në ora 20:00.

Me marrë pjesë: Platforma T-LAP, Qendra Tulla, Tiranë

Qendra Tulla osht e famshme n’Tironë dhe kanë shpallë nisjen e një programi të ri në skenën kulturore: TULLA – Live Art Platform. Sipas Tull “T-LAP është një laborator eksperimental që u ofron artistëve një hapësirë mbështetëse për të prezantuar punët e tyre në zhvillim, veprat e përfunduara ose eksperimente performuese. Është një vend ku artistët nga të gjitha disiplinat mund të shfaqin punën e tyne përpara një audience informale të përbërë nga studentë, profesorë dhe anëtarë të komunitetit të Tullës.” të premten, më 22 nëntor 2024 vjen shfaqja e parë e Platformës TULLA – LAP! Programin mund ta ndiqni prej orës 19:00 me këto pika: RRËMUJË – ekspozitë nga Llazar Dhimitri; MOZAIKËT ME FËMIJËT – prezantim nga artistët Saimir Strati dhe Aurora Strati; PËRTEJ MUREVE – teatër poetik nga Ina Baqoshi; KOLEKTIVI PRAG SPACE; TOGETHER ALONE – performancë skenike nga Artemis Beluli, Eva Gjika, Shanti Ismailaj dhe Ronaldo Kolgjokaj; LULE PLASTIKE – Instalacion nga Artemis Beluli dhe PERFORMANCË MUZIKORE – nga Ada Stefa.

Me vesh: House of Saglias

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Çka osht Saglia? Eehh, emni o koxha inovativ, akronim i shkronjave të para nga shtatë mëkatet në latinisht. Medemek modë e inspirume prej: arroganca, shthurja, epshi, zilia, lakmia, zemërimi dhe përtacia. Ama ndoshta i kishim veçu veq tri të parat se teshat e House of Saglias jane luksoze, me plot epsh, për natët me plot shthurje. Përtacia nuk vërehet hiq, se kreacionet e Adelinës janë të bujshme, seksipile, mistike, ezoterike, të marume për gra të guximshme – pra perfekte për festat, partyt dhe nejat e fundvitit dhe jo vetëm. Mos t’harroj që modele në kolekcionin super sick osht Matale, DJ, artiste, çikë e guximshme për tesha të guximshme./Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcast.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    SHBA-ja sheh mundësi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën, kërkon heqjen e barrierave
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kushtetuesja ua ndalon deputetëve vendimet pas kalimit të afatit 30-ditor
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në shfrytëzim për 99 vjet
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “Reuters”: Zbulohet në Shqipëri vendbanimi më i vjetër nën liqen në Evropë
TAGGED:Artiekspozitathappy mondayKatrori ytkulturaMonday Marksngjarjet kulturoreSuzanne Podcasttop3tophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Cameron Diaz dhe Jamie Foxx shfaqen bashkë në komedinë e Netflix ‘Back In Action’
Artikulli i ardhshëm Ora e kapitenit të Titanikut shitet me çmim rekord

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Galeri, operë, teatër i hapur e sesione muzikore – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

7 Shikime
Katrori YT

Netflix publikon trailer-in zyrtar të sezonit të fundit të “Stranger Things”

5 Shikime
Katrori YT

Rinesa në DAZED, larg shpisë së gjyshes që pjek pite

30 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?