“Muzikë n’Teatër” – udhëton për në Mitrovicë.
Artistët Shpat Deda, Visar Kuçi e Tomor Kuçi sonte do t’i dhurojnë momente të paharruara publikut me koncert unik.
Teatri i Qytetit ‘Muharrem Qena’, Mitrovicë mirëpret këngën, artin përmes paraqitjeve të artistëve shqiptarë.
Koncerti nis me fillim nga ora 20:00.
Treshja nisën këngën në Prishtinë, për të vazhduar në Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, e më pas edhe në Vushtrri (14 dhjetor) dhe Gjilan (16 dhjetor).
Lexo më shumë detaje mbi koncertin këtu.