katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Bislimi takon shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, temë edhe rritja ekonomike
    18 hours ago
    Vetëm edhe 3 ditë na ndajnë nga magjia e Sunny Hill Festival
    19 hours ago
    Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë
    19 hours ago
    Reshjet ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, dy vatra ende aktive në Shqipëri
    19 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK: Apple Pay tani e disponueshme në Kosovë
    10 hours ago
    9 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Prishtinë
    16 hours ago
    Magji nën yje: Një mbrëmje operistike që mahniti Prishtinën
    17 hours ago
    UP sjell “Mind-Check Corner” në Sunny Hill Festival
    18 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ozzy Osbourne dhe Black Sabbath arrijnë klasifikime të larta pas vdekjes së “Princit të Errësirës”
    18 hours ago
    “HAPU 2025” sjell art ndërkombëtar në Prishtinë dhe Gjakovë
    23 hours ago
    Njeriu i 180+ rekordeve botërore thyen edhe një rekord
    23 hours ago
    Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet
    22 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    4 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    3 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    4 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    5 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    7 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: ‘Na e ka lehtësuar jetën’: Studentët e komuniteteve që morën bursë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

‘Na e ka lehtësuar jetën’: Studentët e komuniteteve që morën bursë

Last updated: 06/01/2024 2:58 PM
95 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ibrahim Berisha /Rdio Evropa e Lirë

Dy vjet pauzoi pas përfundimit të shkollës së mesme, për t’i nisur studimet në vitin akademik 2023/2024.
Alberina Bajrami nuk kishte mundësi të mira ekonomike e as vullnet për të studiuar, nga frika se mund të paragjykohej për përkatësinë e saj ashkalike.

Por, angazhimi si vullnetare në organizatën joqeveritare Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në Kosovë (VORAE) dhe takimet me njerëz të ndryshëm atje e ndihmuan të ndryshonte mendje: së paku t’i niste studimet.

Në tetor filloi t’i ndiqte ligjëratat e para në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, drejtimi menaxhment.

Mundesh me e lexu edhe…

Pse pushuesit po zgjedhin të shkëmbejnë relaksin me aventurën

Udhëtonte çdo ditë me autobus nga qyteti i saj i Podujevës – rreth 30 kilometra larg.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Para se të filloja, mendoja se do të jetë më rëndë, se do të ballafaqohem me paragjykime, për shkak të përkatësisë sime etnike… por gjeta një situatë tjetër. Jam shumë mirë. Asnjëherë nuk më ka ofenduar, bullizuar apo paragjykuar dikush”, tregon Alberina, e vetmja ashkalike në grupin e studentëve ku bën pjesë.

Alberina Bajrami, studente e vitit të parë në Universitetin e Prishtinës.

Befasitë për të mirë nuk iu ndalën me kaq.

Në dhjetor, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndanë bursa për 55 studentë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në universitet publike të Kosovës, duke i ndihmuar ata me nga 1.000 euro.

Dhe, Alberina ishte një prej përfituesve, e cila thotë se bursa “ia ka lehtësuar jetën”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Studimet në universitetet publike të Kosovës janë pa pagesë, por Alberina – familja 8-anëtarëshe e së cilës jeton me ndihmë sociale – thotë se me paratë e dhuruara nga shteti, do të paguajë biletën e autobusit dhe librat që i duhen.

Përfituese e bursës është edhe Mihrije Shala, e cila ndjek vitin e parë të studimeve në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Bursa më ndihmon t’i vazhdoj studimet”, thotë ajo.

“Më ndihmon të mos jem e varur nga prindërit, të mos i ngushtoj as ata e as veten”, thotë studentja rome, e bindur se pas përfundimit të shkollimit, do të gjejë edhe një vend pune në profesionin e saj.

Mihrije Shala më përkatësi rome, është studente në vitin e parë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Këtë optimizëm e shpreh edhe Muhamer Duda.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në vitin e parë të studimeve për Menaxhim të Hotelerisë dhe Turizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Muhameri, i cili i takon komunitetit ashkali, është i angazhuar edhe në një organizatë joqeveritare, ku merr pagë.

Me të thotë se do ta ndihmojë familjen e tij 4-anëtarëshe, pasi vetëm babai i tij punon herë pas here në ndërtimtari, kurse me bursën që ka përfituar, do t’ia lehtësojë vetes ndjekjen e studimeve.

“Por, pavarësisht se a fiton bursë apo jo, edhe nëse janë kushtet e vështira, ti duhet t’ia vësh vetes një qëllim, sepse studimet janë shumë të rëndësishme për një të ardhme më të mirë”, thotë Muhameri, i cili paralelisht me studimet ndjek edhe një kurs të programimit.

Si është gjendja e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian?

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, në Kosovë jetojnë 8.824 romë, 15.436 ashkalinj dhe 11.524 egjiptianë.

Numri i atyre që studiojnë nga këto komunitete, është tejet i vogël.

Sipas të dhënave që siguroi Radio Evropa e Lirë nga MASHTI, në vitin akademik 2023/2024, në të gjitha universitetet publike dhe kolegjet private në Kosovë u regjistruan 41 studentë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, nga 20.664 gjithsej.

Sa i përket punësimit në mesin e këtyre komuniteteve, të dhëna zyrtare nuk ka, por, sipas një raporti të vitit 2021 të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në mars të vitit 2019, rreth 2.000 romë, 3.581 ashkalinj dhe 947 egjiptianë pranuan ndihmë sociale nga institucionet e Kosovës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Problem shtesë për ta është edhe diskriminimi në të cilin hasin.

Sipas një hulumtimi të vitit të kaluar të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), mbi 25 për qind e bizneseve në Kosovë kanë thënë se nuk do të ishin të gatshme të punësonin romë, ashkalinj apo egjiptianë në kompanitë e tyre.

Në përpjekje për t’i nxitur dhe mbështetur në studime, Qeveria e Kosovës, edhe në vitin 2022 ka ndarë 26 bursa për studentët e këtyre tri komuniteteve. Bursa janë ndarë vazhdimisht edhe për nxënësit e shkollave të mesme.

“Në vitin shkollor 2021/2022 kemi ndarë 500 bursa në vlerë prej 300 eurosh; në vitin shkollor 2022/2023 kemi ndarë 498 bursa, ndërsa për vitin 2023/2024 – pra viti shkollor akademik që ka filluar sivjet dhe vazhdon edhe vitin e ardhshëm – i kemi planifikuar 500 bursa. Kësisoj bëhen rreth 1.500 bursa për tre vjet”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi që ka pasur me studentët përfitues të bursave në muajin dhjetor.

Muhamer Duda nga Ferizaj, është përfitues i bursës se qeverisë. Ai është në vitin e parë në programin e studimeve Menaxhimi i Hotelierisë dhe Turizmit në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Shpërndarja e nxënësve romë, ashkalinj dhe egjiptianë në sistemin parauniversitar

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në sistemin e arsimit parauniversitar të Kosovës, në vitin akademik 2022/2023, mësimet i ndoqën 6.335 nxënës të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.


Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës zotohen se numri i bursave për studentët e këtyre komuniteteve do të shkojë duke u rritur.

“Jam i bindur se, vitin tjetër, do të ndahen 100 bursa. Do të punojmë që të ketë më shumë studentë që përfitojnë nga këto bursa”, tha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Tre bursistët në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për këtë qëllim është angazhuar edhe Alberina. Si vullnetare në organizatën VORAE, ajo takon dhe bisedon me vajza të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, çdo muaj.

“Në çdo takim mundohem t’i bind se duhet të bëjnë përpjekje për t’u regjistruar në universitet. Në këtë mënyrë, e ardhmja e tyre do të jetë më e lehtë edhe për veten e tyre, edhe për familjet e tyre”, përfundon Alberina. /Radio Evropa e Lirë /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:bursistëpeopleromëstudenttop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Trepça-Sigal Prishtina, super derbi zhvillohet sot
Artikulli i ardhshëm Edhe në Spanjë pa viza – Spanja njeh pasaportat e Kosovës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Ozzy Osbourne dhe Black Sabbath arrijnë klasifikime të larta pas vdekjes së “Princit të Errësirës”

25 Shikime
People

“HAPU 2025” sjell art ndërkombëtar në Prishtinë dhe Gjakovë

28 Shikime
People

Njeriu i 180+ rekordeve botërore thyen edhe një rekord

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?