Një asteroid i madh po nxiton drejt Tokës dhe të mërkurën do të na afrohet në distancën më të shkurtër.
Asteroidi “2013 VV44” u zbulua për herë të parë më shumë se nëntë vjet më parë, prandaj në emër të tij ka 2013. Ai është rreth 90 metra në diametër, ose pothuajse sa një fushë futbolli, sipas NASA-s, shkruan Katror.info.

Ai do të jetë në distancën më të afërt prej 3.49 milionë kilometrash, pra 10 herë më larg se Hëna dhe do të kalojë me një shpejtësi prej 39600 km/h.
Pasi e zbuluam për herë të parë në vitin 2013, e takuam sërish në vitin 2018, dhe tani ky është takimi më i afërt.
Orbita e tij tregon se do ta takojmë sërish pas rreth pesë vitesh, por më pas do të jetë 6.89 milionë kilometra larg Tokës. /Katror.info