Ballkani Perëndimor mbetet lartë në agjendën strategjike të Aleancës Veri-Atlantike. Kështu ka deklaruar një zyrtar i NATO-s gjatë një takimi me gazetarë nga rajoni, të mbajtur në selinë e Aleancës në Bruksel.
“Ballkani është një çështje strategjike për Aleancën dhe nuk do të lejojmë që të ketë vakuum në siguri”, është shprehur zyrtari, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin rajonal.
Në takim është diskutuar edhe për sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ku u theksua domosdoshmëria që autorët të mbahen përgjegjës, ashtu si edhe për sulmet ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës gjatë të njëjtit vit.
Zyrtari i NATO-s bëri thirrje për dialog të vazhdueshëm ndërmjet palëve në Ballkanin Perëndimor, duke e cilësuar atë si “të vetmen alternativë për zgjidhje afatgjata dhe paqëndrueshme”.
Këto deklarata u bënë në kuadër të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, ku çështjet e sigurisë në rajon u theksuan si prioritet kyç i Aleancës./AP/Katror.info