Më 12 shkurt 2026, Ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate do të mblidhen në selinë e NATO-s në Bruksel, në kuadër të takimit të radhës ministror të Aleancës. Takimin do ta drejtojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në fokus të diskutimeve pritet të jenë mbështetja për Ukrainën, forcimi i mbrojtjes së krahut lindor të Aleancës, si dhe zbatimi i angazhimeve për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Në Samitin e NATO-s 2025, vendet aleate u angazhuan që deri në vitin 2035 të investojnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto çdo vit në mbrojtje dhe siguri.
Ministrat do të vlerësojnë progresin e bërë që nga Samiti në Hagë, duke diskutuar mbi mënyrën e përmbushjes së këtyre angazhimeve, forcimin e prodhimit industrial të mbrojtjes dhe mbështetjen për Ukrainën. Takimi përfshin gjithashtu një seancë të Këshillit NATO-Ukrainë me Ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.
Një nga temat e tjera kryesore do të jetë zbatimi i të gjitha misioneve dhe aktiviteteve të udhëhequra nga NATO, përfshirë KFOR-in, misioni më i gjatë dhe aktualisht më i madh i Aleancës. Nga NATO-theksojnë se Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën strategjike, duke promovuar stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në rajon.
Mediat rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Telegrafin, do të përcjellin zhvillimet më të fundit nga ky takim të rëndësishëm./Katror.info










