Sipas një analize të Institutit GAP, importet e Kosovës gjatë vitit 2024 kanë shënuar ndryshime të dukshme në raport me partnerët kryesorë tregtarë. Në një video krahasim, GAP vë në dukje që ndërsa në vitin 2015, Serbia ishte partneri kryesor i Kosovës, në vitin 2024 ky vend i takon Turqisë.
Përgjatë viteve 2019-2024, Turqia dhe Gjermania kanë qenë në dy vendet e para si vendet nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti. Në këtë periudhë, Kina është rednitur pothuajse gjithmonë në vendin e tretë.
Gjermania ka pasur një rritje prej 20% në importet nga Kosova krahasuar me vitin 2023, me produkte kryesore si autoveturat dhe makineritë industriale.

Ndërkaq, nga Turqia është regjistruar një rritje prej 17% në eksportet drejt Kosovës, duke përfshirë shufra çeliku, cigare, naftë dhe medikamente.

Sa u përket produkteve të importuara nga Kina ka pasur gjithashtu një rritje të ngjashme prej 17%, me produkte kryesore si kondicionerët e ajrit, kompjuterët dhe telefonat e mençur.

Ky trend reflekton një shumëllojshmëri të burimeve të importit, si dhe një rritje të kërkesës për produkte teknologjike dhe industriale. /Katror.info
Përgatiti:
