Votat e jurisë do të kombinohen me votat e audiencës globale për të vendosur rezultatin përfundimtar.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka njoftuar se do të ketë ndryshime në procesin e votimit në ‘Eurovision 2023’. Detajet u ndanë në një deklaratë për shtyp pasi formati i ri u miratua nga Grupi i Referencës së Konkursit më herët sot.
- Votat e shikuesve do të vendosin për vendet që kualifikohen në gjysmëfinale
- Shikuesit në vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë në internet
- Votat e jurisë do të kombinohen me votat e audiencës globale për të vendosur rezultatin përfundimtar
- Vitin e ardhshëm, vendet që kualifikohen në gjysmëfinale do të vendosen vetëm në bazë të votave të dhëna nga JU shikuesit, në vend të një kombinimi të një jurie dhe votimit publik siç ka ndodhur që nga viti 2009.
Juritë profesionale të industrisë së muzikës do të mbeten për finalen e madhe, por kontrolli i plotë se kush do të arrijë atje nga gjysmëfinalet i është dorëzuar publikut shikues. Dhe, për herë të parë, shikuesit nga vendet jo-pjesëmarrëse do të mund të votojnë edhe për këngët e tyre të preferuara, shkruan eurovision.tv.
Ata që shikojnë në pjesën tjetër të botës do të mund të votojnë nëpërmjet një platforme të sigurt në internet duke përdorur një kartë krediti nga vendi i tyre dhe votat e tyre, pasi të mblidhen së bashku, do të konvertohen në pikë që do të kenë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës në si në gjysmëfinale ashtu edhe në finale të madhe.
Audienca në të gjitha vendet pjesëmarrëse do të jetë ende në gjendje të votojë me SMS, telefon ose nëpërmjet aplikacionit të Eurovision Song Contest./Katror.info