Në ditën e ndërkombëtare të tyre, me qindra gra kanë hequr dorë nga festa të shtunën dhe kanë marshuar nëpër sheshet qendrore të Prishtinës për të kërkuar barazi dhe drejtësi për to.
Ato kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme. “Marshojmë për njana-tjetrën”, “Grua, Jetë, Liri”, “Trupi jem, e drejta jem”, ishin disa prej tyre.
Alba Ajdarevikj nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tha se ky marsh bënë thirrje për t’i bërë ballë të vërtetës, ngase sipas saj, dinjiteti i grave në Kosovë nuk ka qenë e as nuk do të jenë primare nën sistemin patriarkal e kapitalist.
Ajdarevikj tha se ky 8 mars, le të jetë për solidaritetin, jetën, përkujdesjen, e revoltën për njëra tjetrën.
Ajo thirri për marsh kundër varfërisë së grave e drejtësi për gratë e komuniteteve jo shumicë.
Që nga fillimi i shekullit të kaluar, Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet për çdo 8 Mars, dhe e përkujton lëvizjen për barazi. Në këtë datë, gratë gjithandej botës bashkohen për të kërkuar më shumë të drejta./Katror.info