Në muajin shkurt 2023, numri i fluturimeve të realizuara në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ishte 598, ose 15.2% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtareve në total ishte 193 mijë, ose 23.5% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Kallxo.com.
Në muajin shkurt të vitit 2022, sipas ASK-së, u realizuan 519 fluturime dhe pati 156 mijë udhëtarë.
Kurse, në muajin janar u realizuan 808 fluturime, në krahasim me muajin janar të vitit 2022 që ishin 773 fluturime.
Numër më i vogël i fluturimeve ishte regjistruar në janar të vitit 2021 me 555 të tilla, kjo edhe si shkak i gjendjes me pandeminë COVID-19.

Derisa aeroporti “Adem Jashari” përmes një njoftimi ka potencuar se tremujori i parë i 2023 në krahasim me atë të vitit 2022 ka treguar rritje rreth 19% në shërbime të udhëtarëve dhe rreth 10% rritje në numër të fluturimeve. /Katror.info
Përgatiti:
