Kjo javë në Kosovë do të nisë me mot të mirë dhe stabil, por sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, nga dita e enjte pritet rikthimi i reshjeve të shiut.
Tri ditët e para të javës, përkatësisht nga e hëna deri të mërkurën, do të karakterizohen nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara ose të pjesshme. Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë të vitit, me vlera maksimale që në disa rajone do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.
Të hënën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 31 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.
E marta do të vijojë me mot të ngjashëm, ku temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14 gradë, dhe maksimalet nga 27 deri në 32 gradë, ndërsa era pritet të fryjë po ashtu nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.
E mërkura do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, me temperatura që do të sillen nga 10 deri në 13 gradë minimalet dhe nga 27 deri në 32 gradë maksimalet, ndërkohë që era nga veriperëndimi mund të jetë lokalisht më e fortë.
Nga dita e enjte pritet ndryshim në kushte meteorologjike. Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, por gjatë pasdites parashihen reshje lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë, ndërsa ato maksimale nga 27 deri në 31 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me intensitet nga 1 deri në 8 metra për sekondë.
Të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë rënie, me minimalet që priten të sillen nga 10 deri në 13 gradë dhe maksimalet nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar.?Katror.info